Mbyllet aeroporti i Alepos, xhihadistët kontrollojnë gjysëm e qytetit! Lu*ftime të ashpra në Siri

Pamje që nuk i kishte përjetuar për rreth tetë vjet, Alepo, vendi i dytë më i madh në Siri, po i përjeton sërish që pasditen e djeshme, me pushtimin e befasishëm të rebelëve xhihadistë dhe aleatëve të tyre.

Luftimet me ushtrinë qeveritare të Asadit ishin të ashpra dhe zgjatën për orë të tëra, ndërsa autoritetet siriane u detyruan të mbyllnin aeroportin e Aleppos dhe të gjitha rrugët që të çojnë në qytet në orët e para të së shtunës, thanë tre burime ushtarake për Reuters.

Luftëtarët e opozitës, të udhëhequr nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham, nisën një spastrim të befasishëm të qyteteve të kontrolluara nga qeveria këtë javë, duke arritur në Alepo gati një dekadë pasi u dëbuan nga Asadi dhe aleatët e tij.

Siç pretendojnë ata, kanë arritur në zemër të qytetit.

Në fakt, siç informoi një organizatë joqeveritare për Agence France-Presse, ata kanë marrë përafërsisht gjysmën e Alepos, duke arritur deri në kalanë historike të qytetit.

“Gjysma e qytetit të Alepos është tani nën kontrollin e (organizatës xhihadiste) Hayat Tahrir al-Sham dhe organizatave aleate me të,” tha Rami Abdel Rahman , drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Të paktën 277 njerëz janë vrarë në luftime, sipas një numërimi të mëparshëm nga organizata joqeveritare, e cila është e bazuar në Britani dhe mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Këto janë përplasjet më të përgjakshme që nga viti 2020 në sektorin e Sirisë ku provinca e Alepos, e kontrolluar në pjesën më të madhe nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad, kufizohet me Idlib, bastionin e fundit të madh të xhihadistëve dhe rebelëve.

Rusia, një nga aleatët kryesorë të Asadit, i ka premtuar Damaskut ndihmë shtesë ushtarake për t’iu kundërvënë rebelëve, thanë dy burime ushtarake, duke shtuar se materiali i ri do të fillojë të arrijë brenda 72 orëve të ardhshme.

Ushtrisë siriane i është thënë të ndjekë urdhrat për një “tërheqje të sigurt” nga zonat kryesore të qytetit ku rebelët kanë hyrë, thanë tre burime të ushtrisë për mediat e huaja.

Rebelët filluan ofensivën e tyre të mërkurën dhe deri të premten vonë, një qendër operacionale që organizoi sulmin e tyre tha se ata po përfshinin disa rrethe të Alepos.

Kthimi i tyre në Alepo ishte i pari që nga viti 2016, kur Assad dhe aleatët e tij Rusia, Irani dhe milicitë shiite rajonale e rimorën atë, me rebelët që ranë dakord të tërhiqeshin pas muajsh granatimesh dhe rrethimi.

Burimet e opozitës në kontakt me inteligjencën turke thanë se Turqia , e cila mbështet rebelët, kishte dhënë miratimin për sulmin.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Onku Ketseli tha të premten se Turqia po kërkonte të shmangte më shumë destabilitet në rajon dhe kishte paralajmëruar se sulmet e fundit po minonin marrëveshjet e de-përshkallëzimit.

Gjithashtu dje, xhihadistët dhe rebelët morën nën kontroll qytetin e rëndësishëm strategjik të Saraqebit, në jug të Aleppos, ku kryqëzohen dy autostrada që lidhin Damaskun me Alepon dhe me Latakinë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut./vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu