Lloga kritikon qasjen e mediave Maqedonase: Edhe pas dy dekadash nuk kan ndryshuar, janë peng i oligarkëve

Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar mediat maqedonase për siç thotë, mënyrën se si kanë mbuluar situatën në 48 orët e fundit. Lloga tha se, janë peng i vetvetes, shtetit të kapur dhe oligarksisë

“Është për të ardhur keq se si e gjithë bota mediatike maqedonase, përfshirë TV, radio, gazeta dhe portale, mbulojnë në mënyrë të njëanshme dhe joprofesionale gjithçka që ka ndodhur brenda 48 orëve të fundit në RMV.

Asnjë pamje nga ajo që ndodhi në Prilep, asnjë pamje nga ato që thirreshin në stadium në Manastir, asnjë pamje nga ajo që bëri policia në Kumanovë. Kam menduar se, pas dy dekadash, kjo elitë mediatike është pjekur dhe profesionalizuar, dhe se së bashku me ne do të dënonte të gjitha aktet e shëmtuara, ato nacionaliste dhe radikale. Por jo, ato janë peng i vetvetes, shtetit të kapur dhe oligarkisë.

Dënime për të gjithë shkelësit, por jo selektivitet, siç po bën ВЛЕН-DPMNE”, tha Lloga

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu