Taravari: Flamuri Shqiptar nuk është valëvitur kurrë si pushtues, andaj ai festohet me kaq dashuri! Mos biem pre e skenarëve që bëjnë ata që i pret drejtësia

Ministri i Shëndetësisë, njëherë edhe kryetar i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve, përcjell TV21. Taravari kërkon nga qytetarët që mos të bien pre e skenarëve, që sipas tij, i bëjnë ata që i pret drejtësia.

Reagimi i Taravarit:

Si Kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, shpreh shqetësimin e thellë për aktet e shëmtuara të ditëve të fundit, ku flamuri shqiptar dhe ai maqedonas u përdhosën nga grupe huliganësh dhe një zyrtar policor.

Duhet të jemi të matur dhe mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret Drejtësia!

Arrestimi i të rinjve të keqpërdorur që dogjën flamujt nuk mjafton. Edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur gjuhë urrejtjeje ndaj popullit shqiptar duhet të përballet me drejtësinë. Veprimet e tij si nxitës i tensioneve duhet të trajtohen bazuar në ligj dhe pa tolerancë.

Sa për festën, shqiptarët prej kohësh nuk kishin festuar aq gjatë, aq mirë dhe aq masivisht, saqë kjo trazoi edhe ata që synojnë destabilizimin.

Flamuri Shqiptar nuk është valvitur kurrë si pushtues ndaj ai festohet me kaq Dashuri nga ne!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu