Hetim për shtetasin e Maqedonisë! Për 3000 euro ka dashur të luftojë për Rusinë në luftën në Ukrainë

Padi penale është ngritur kundër shtetasit të Maqedonisë, me iniciale J.K. për pjesëmarrje në luftë të një vendi të huaj, shkruan TV21. Sipas hetimit J.K. përmes internetit ka kontaktuar me një rekrutues të luftës ruse, i cili i ka ofruar 3000 euro për t’u kyçur në formacionet ushtarake në Ukrainë. Më 5 tetor të këtij viti, ai ka udhëtuar nga Shkupi në Beograd për në Moskë, ku ka qëndruar një javë, për t’u njohur me procedurat për rekrutim, që përfshin kontrolle mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës për punë.

Pas kthimit në Maqedoni më 11 tetor 2024, autoritetet e kanë marrë në pyetje, pas çka i ka konfirmuar përpjekjet e tij për rekrutim. Më 29 nëntor është kryer kontroll në shtëpinë e tij, janë marrë prova për analizë forenzike, ndërsa J.K. është privuar nga liria dhe i është shqiptuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu