Për herë të parë, Zelensky thotë se mund të bëjë lëshime territoriale për t’i dhënë fund luftës

Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm t’i lëshojë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas u shpreh se vendi i tij mund të heqë dorë nga territori i pushtuar nga Rusia përkohësisht në këmbim që territori që e kontrollon Ukraina të futet në “ombrellën e NATO-s”.

Ai shtoi se Kievi më vonë mund të negociojë “diplomatikisht” kthimin e territorit në lindje që është aktualisht nën kontrollin rus, pasi të jetë rënë dakord për armëpushim.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet ta fusim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Sky News.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë shpejt, dhe më pas Ukraina mund të marrë përsëri pjesën tjetër të territorit në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.

“Ombrella e NATO-s” mund të nënkuptojë anëtarësim në NATO ose mund të nënkuptojë garanci individuale të sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Anëtarësimi i plotë i Ukrainës në NATO do të shkaktonte luftë mes Rusisë dhe Perëndimit, sipas Nenit 5 të aleancës.

Megjithatë, Putini ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të paqes.

Komentet e Zelenskyt erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse Kievi do të ishte i gatshëm t’i jepte territor Moskës në këmbim të anëtarësimit të plotë në NATO.

“Askush nuk na ka ofruar të jemi në NATO vetëm me një pjesë ose një pjesë tjetër të Ukrainës. Mund të ishte e mundur, por askush nuk na ka ofruar”, ka deklaruar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu