Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarrest për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka bërë të ditur të enjten se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe komandantin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (i njohur si Mohammed Deif), raporton agjencia “AP”.

Urdhërarrest është lëshuar për Deifin, megjithëse Ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.

Urdhërarrest është lëshuar po ashtu edhe për ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Vendimi e kthen Netanyahun dhe të tjerët në të dyshuar të kërkuar ndërkombëtarisht dhe ka të ngjarë t’i izolojë më tej ata dhe të komplikojë përpjekjet për të negociuar një armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit 13-mujor.

Por implikimet e tij praktike mund të jenë të kufizuara pasi Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të gjykatës dhe disa nga zyrtarët e Hamasit janë vrarë më pas në konflikt, raporton BBC.

Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë e kanë dënuar kërkesën e kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan për urdhra, duke e quajtur të turpshme dhe antisemitike.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjithashtu sulmoi prokurorin dhe shprehu mbështetje për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hamasit. Hamasi gjithashtu e kritikoi kërkesën.

“Dhoma vlerësoi se ka arsye të arsyeshme për të besuar se të dy individët me qëllim dhe me vetëdije privuan popullatën civile në Gaza nga elementet e domosdoshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”, thuhet në vendimin e kolegjit prej tre gjyqtarësh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu