Shaholli: Ligji për gjuhët e pakicave, bëhet temë diskutimi në Prishtinë!

Shkruan Medai Shaholli

Ligji për gjuhët e pakicave, bëhet temë diskutimi në Prishtinë!

Dje në Prishtinë me rastin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës edhe asaj të “Severnës”, gjuha e 20 përdindshit është bërë temë diskutimi, ku në një deklarim të premierit Kurti pas mbledhjes së së përkashkët ka thënë se “në Maqedoninë e Veriut nuk ka dhe nuk ka patur ligj për gjuhën shqipe, por ka ligj për përdorimin e gjuhëve të 20%”!

Dhe kjo është një e vërtetë e hidhur që nga miratimi i MO, ku ajo barazonte gjuhën shqipe me jevgjërishten dhe jo shqipen me maqedonishten e Mickos dhe të Filipçes.
Subjektet politike shqiptare gjatë dy dekadave mashtruan dhe u thanë shqiptarëve se gjuha shqipe është sanksionuar në kushtetutë si gjuhë e dytë zyrtare!
Dhe problemi këtu është se asgjëkundi në kushtetutë nuk qëndron emërtimi gjuhë shqipe por gjuhë e 20%, ku subjektet politike e kanë mballosur këtë emërtim përdhosës si gjuhë zyrtare.

Me që Albin kapedani e njeh problemin e shqiptarëve të “Severnës” ai nuk guxoi t’i kërkonte homologut të tij Micko, se atë që kërkoni nga Bullgaria t’ia njohë si identitet gjuhësor (për maqedonishten) ju ia mohoni shqiptarëve në kushtetutë!
Edhe pse shqiptarët me afro 30% të popullsisë ata nuk i gëzojnë ato drejta siç i gëzojnë serbët e Kosovës me 4% të përbërjes së tyre.

Këtë “ndërhyrje në punë të brendshme” Albini nuk e bëri sepse do të vinte në pikëpyetje vazhdimin e qeverisë së koalicionit mes jaranëve të tij dhe komitëve të Mickos.

Për më tepër Albin trimi nuk i sugjeron jaranët e tij vlenistë se me ndryshimet kushtetuese si kusht duhet hequr edhe 20% nga kushtetuta e “Severnës”, ku gjuha shqipe të behet vërtetë zyrtare dhe jo në kllapa si ligji për gjuhët e pakicave.

Kryeministri Kurti vetëm sa ia kujtoi subjekteve politike shqiptare se ligji i gjuhëve nuk është ligj për gjuhën shqipe por ligji për përdorim të gjuhëve të 20%, por nuk tha se si i tillë ai duhet hequr me çdo kusht pasi cënon dhe përdhos rëndë identitetin kombëtar!

Pas kësaj deklerate të Kurtit jaranët e tij nga VLEN-i janë trimëruar përmes prononcimeve të tyre për faktin se gjuha shqipe nuk është zyrtare në “drzhavën Severna”, paçka se kur kanë qënë te DUI kanë thënë të kundërtën nga ato që thonë sot.

Shqiptarët e “Severnës” të mos presin kot se ndryshimi do të vij nga Albini dhe Edvini, por ndryshimi do të vij vetëm ateherë kur do të kemi një subjekt politik të shqiptarëve për shqiptarët që do t’i thotë ndal Mickos edhe Filipçes apo kujtdo tjetër nga blloku sllavo-maqedon se, pa barazinë e plotë mes shqiptarëve dhe sllavëve “drzhava Severna” nuk do të ec më mbi kurrizin e shqiptarëve api nuk do të behen më paterica që do ta mbajnë në këmbë atë!
Ky do të ishte fundi i supremacisë së shtetit dhe të pushtetit të rezervuar vetëm për njërën palë!

Dëngla dhe broçkulla si ato për sakrifica të mëtejme mbi kurrizin e shqiptarëve në emër të eurointegrimeve dhe ruajtjes së stabilitetit dhe paqës në rajon nuk i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve por përkundrazi, i shërbejnë skllavërisë së re mbi shqiptarët me sajesën demokraci, që nuk erdhi kurrë për shqiptarët të cilët vazhdojnë te trajtohen si arixhinj pa adresë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Krasniqi: Vetëvendosje nuk mundet me i kërku votat me zor, po tallen me të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dha tri mesazhe pas seancës së Kuvendit. “E para, demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim,...

E zbulojnë gjeologët/ 20 milionë tonë bakër me vlerë mbi 100 miliardë dollarë gjenden në Kinë

Në një zbulim të papritur, ekspertët kanë zbuluar një depozitë masive bakri në Pllajën Tibetiane të Kinës, që tejkalon 20 milionë tonë. Burimet e...

Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë...

Shënimi i 1 majit/LSM me protesta, KSL me konferencë me pushtetin dhe punëdhënësit

Një sindikatë 1 majin – Ditën e Punës do ta shënojë me protesta, ndërsa tjetra më 30 prill me një konferencë mbi zhvillimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu