Bujar Osmani i reagon Kurtit: Skandaloze, e pafalshme, po inkurajon Gjykatën Kushtetuese të RMV-së

🔴 Osmani i kundërpërgjigjet Kurti: Ka ligj për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

📌Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shqetësimet lidhur me cenimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe mundësinë e shfuqizimit të disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, Kurti ka theksuar se në këtë shtet nuk ekziston një ligj të veçantë për gjuhën shqipe.

E për këtë deklarim të Kurtit, ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani i cili ka thënë se në Maqedoninë e Veriut ka qenë dhe ekziston ligji për gjuhën shqipe si zyrtare në nivel vendi.

Osmani në “Five” të Dukagjinit u shpreh se deklarimet e Kurtit të bëra për gjuhët zyrtare në Maqedoninë e Veriut gjatë së hënës në konferencën për media janë “skandaloze” dhe “shumë të dëmshme”, e sidomos “inkurajuese për gjithë ata që duan të çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Banorët e Krushevës falënderojnë ambasadorin shqiptar për zgjidhjen e çështjes së shkollës në Nerovë

Krushevë – Banorët e fshatit Nerovë, në komunën e Krushevës, kanë shprehur mirënjohje publike ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen...

“Shkolla politike e Taravarit: Kur të përjashtojnë, thuaj që po dorëhiqesh”

Gëzim Kadriu jep dorëheqje: “U përjashtuam nga qeverisja lokale” Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit...

Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban...

Studentja amerikane përplaset për tokë derisa fshihej nga xhandarmeria serbe, filluan ta shkelnin me këmbë dhe ta godisnin me shkop në shpinë

Një studente amerikane ra në dysheme ndërsa fshihej nga xhandarmëria serbe gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, dhe më pas ata filluan ta shkelnin...

Sulmi ndaj Thaçit e Veselit, Genc Prelvukaj: Albin Kurti qenka më rëndë se Agim Bahtiri

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu