Të martën del para gjykatës, Meta reagon nga burgu

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij.

Meta ka deklaruar se ka informacione se persona të paautorizuar do të zhvillojnë një protestë jashtë ambienteve të gjykatës, gjatë zhvillimit të seancës.

Ai theksoi se forca e tij politike nuk është organizatore e asnjë tubimi përpara GJKKO dhe apeloi që simpatizantët e tij të mos i bashkohen protestës.

Meta nënvizoi se betejën e tij ligjore e ka bazuar në paraqitjen e të vërtetave para gjykatës dhe denoncimin e mungesës së provave në procesin që, sipas tij, është tërësisht politik.

Deklarata e Ilir Metës:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.
Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.
Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.
Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.
Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.
I Juaji, Ilir Meta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta nxiste presidentin drejt dhënies së një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet në...

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu