Ademi: Kurti gaboi kur foli për gjuhën shqipe në Maqedoni

“Më vjen keq për deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, në rastin më të mirë është deklarim i pabazuar në fakte, që ka inkurajuar Gjykatën Kushtetuese të marrë një vendim të dëmshëm…Ky është dëm i madh nga Kurti dhe e shoh të domosdoshme që ai ta shpjegojë këtë, pasi fjalët që sot u thanë janë ato që i dëgjojmë nga ata që gjuhën shqipe e kanë halë në sy. Uroj të jetë si rezultat i keqinformimit të tij ose një lëshim eventual”, ka thënë Ademi të hënën.

Sipas Ademit, fjalori i kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut është i rrezikshëm. Ai ftoi institucionet e Kosovës të mos i dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni të Veriut.

“…Nëse dikush në Kosovë nuk mund të na ndihmojë, ju kishim lutur mos na dëmtoni. Nëse keni pak konsideratë për ne shqiptarët, pjesë e një kombi, njerëz të një gjaku që jemi…Për Prishtinën zyrtare, për institucionet”, ka shtuar nënkryetari i BDI-së.

Ai shtoi se marrëveshjet e arritura mes Qeverisë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mund të kenë qenë më cilësore. Sipas tij, duhet të kihet kujdes “që temat të mos mbeten vetën në nivele deklarative”.

“…E sidomos marrëveshja për bashkëpunim në sferën e arsimit. Mos na përcillni përvojat që kanë të bëjnë me përmbajtjen e teksteve shkollore në lëndën e edukimit seksual. Jemi të interesojmë që ato marrëveshje të ratifikuara mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut të konkretizohen, meqë sot s’pashë ndonjë marrëveshje që i referohen realizimit”, tha ai.

Nën qeverisjen e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, Ademi ka thënë se shqiptarët janë më të shtypur “si në periudhën e Slobodan Milosheviqit”.

“Ne në Maqedoni jemi sikur shqiptarët nën regjimin e Milosheviqit. Po flasin të dhënat konkrete, ku 3 e katërta apo 75 për qind të institucioneve drejtoheshin nga shqiptarët, e sot nuk drejtohen. Prej 20 ministrive, 10 kanë qenë shqiptarë në qeverinë e kaluar. Sot i kemi katër ministra shqiptarë që me ligjin e ri janë në ministritë më margjinale e pa kurrfarë kompetence”, ka shtuar Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta nxiste presidentin drejt dhënies së një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet në...

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu