Kurti: Nga 1 janari, Kosova dhe RMV-ja me pikëkalime të përbashkëta kufitare

Sot po mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët midis dy qeverive: të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit 2025 do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve

Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhnicë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.

“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllacë dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë. Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha Kurti në mbledhjen mes dy qeverive që po mbahet në Prishtinë./Indeksonline/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu