Mbledhja e dy qeverive, Hoxhaj: Përpjekje për t’i minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Hoxhaj kujtoi se para 10 vjetësh ka hedhur idenë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive, duke vlerësuar se këto takime janë një platformë e rëndësishme për bashkëpunim rajonal. Megjithatë, ai ngriti shqetësime serioze për qasjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe për cenimin e gjuhës shqipe në këtë shtet.

“Gjuha shqipe është e gjithë shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan”, shkroi Hoxhaj.

Ai kritikoi gjithashtu edhe Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për përpjekje për ta rikonfiguruar Planin e Ahtisaarit, që është konsideruar si themeli i pavarësisë së Kosovës. Hoxhaj e vlerësoi këtë qasje si të dëmshme për interesat kombëtare dhe partneritetin perëndimor në rajon.

“Çdo përpjekje për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit është kundër interesave të shqiptarëve dhe të partnerëve perëndimorë në Ballkan”, përfundoi ai.

Gjithashtu, Hoxhaj kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta ngrejë zërin edhe për arrestimet e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Ndërprerje masive e internetit në Iran, Trump: Do të flas me Elon Musk, që t’u lëshojmë internet

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se planifikon të flasë me Elon Musk për dërgimin e Starlink në Iran, ndërsa vendi po përballet me një...

Muharremi: Sulmi ndaj gazetarëve nuk e shpëton LDK-në, përgjegjësia për humbjen është e lidershipit, jo e mediave

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas postimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Muharremi ka thënë se gazetarët nuk kanë përgjegjësi për...

Osmani thotë se i ka kthyer 20 çnjohje të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha të mandatit të saj rikonfirmimin e njohjeve nga rreth 20...

Trump prezantohet si “presidenti në detyrë i Venezuelës”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një imazh duke e prezantuar veten si “presidenti në detyrë i Venezuelës”, veprim ky që vjen disa ditë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu