Një kompani nga Dubai u bë pronare e një hoteli në qendër të Shkupit

Kompania “Orka Hotel”, e cila zotëron hotelin “Ibis” në qendër të Shkupit, nga fundi i muajit të kaluar ka një pronar të ri dhe bëhet fjalë për kompaninë “Mufrima Investment” nga Dubai.

Për momentin nuk dihet nëse pronari i ri do të riemërojë hotelin, për të cilin u bë e ditur se gjatë hapjes së tij ishin investuar 6 milionë euro, shkruan portali Faktor.

Emri i ri i kompanisë është Hotel Mufrima, ndërsa menaxher i emëruar është Sasho Toleski, konsulent imobiliar me përvojë shumëvjeçare nga Dubai. Në biografinë e tij shkruhet se ka mbi 9 vite përvojë në prona të patundshme dhe se ka punuar në projekte si Palm Jumeirah dhe Dubai Marina.

Ndryshe, të hyrat e këtij hoteli vitin e kaluar kanë qenë 1.75 milionë euro, ndërsa fitimi ka qenë rreth 230 mijë euro. Hoteli, i cili është në afërsi të sheshit të qytetit, zyrtarisht kishte 23 punonjës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në të gjithë Kosovën VV del parti e 3-të, LDK e para!

LDK del partia më e votuar në nivel republikan – VV bie në vendin e tretë Sipas rezultateve përfundimtare të numërimit të votave për asamble...

🏆 Shqiptari nga Luboteni ngre flamurin në Rumani, Omer Memedi shpallet kampion ballkanik në mundje!

Mundësi shqiptar nga Luboteni, Omer Memedi, shpallet kampion ballkanik në Rumani Një tjetër sukses i madh për sportin shqiptar vjen nga Rumania, ku mundësi i...

Mitrovicën: 21 mijë vota të numëruara – Arian Tahiri 49.1%, Faton Peci 46.9%

21 mijë vota janë numëruar nga gjithsejt 32 mijë në Mitrovicë. Arian Tahiri i PDK-së është në 49,1%, me 10 mijë e 354 vota. Faton Peci...

Totaj prin në Prizren me 44.36 për qind të votave, Abrashi i dyti

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, prin me 44.36 për qind të votave apo 7 mijë e...

Numërohet më shumë se gjysma e votave në Lipjan, Imri Ahmeti i LDK-së gati ta kryejë fitoren pa ballotazh

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, rreth 17 mijë nga rreth 30 mijë gjithsejt – në Lipjan është rrugës për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu