Portugalia e nderon Cristiano Ronaldon, i jep çmim për eksperiencën e tij me këtë Kombëtare

Portugalia e nderon Cristiano Ronaldon, i jep çmim për eksperiencën e tij me këtë Kombëtare

Cristiano Ronaldo e ka marrë çmimin e radhës në karrierë.

Portugalia në fakt e ka nderuar legjendën e saj me çmimin e karrierës me këtë Kombëtare.

39 vjeçari e ka fituar titullin e kampionit të Evropës me portugezët, ndërsa ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm qe afro dy dekada.

Futbollisti i Al-Nassr e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shfaqi gëzimin dhe lumturinë që e mori këtë çmim special.

“Jam krenar që e marr këtë çmim për karrierën time me Kombëtaren. Ka ende shumë për të arritur! Faleminderit, Portugali”, shkroi ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit.

“Unë dua ta bëj më të mirën time dhe të shohim se deri ku mund të arrij. Unë jam këtu për ta përfaqësuar Portugalinë dhe nuk ka diçka më të mirë se kjo. Unë e shijoj kohën kur luaj për Kombëtaren, koha po fluturon. Nuk ka asgjë më të mirë sesa ta përfaqësosh vendin tënd dhe kulturën tënde”, vazhdoi “CR7”.

Ronaldo synon të luajë me Portugalinë edhe në Kupën e Botës 2026.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu