Personi i dyshuar për th*rjen me thikë në Ferizaj ka qenë i dënuar për “vr*sje të rëndë”

Një person theri me thikë katër persona të hënën në Ferizaj, në mesin e të cilëve dy vajza të mitura. Lidhur me këtë mbrëmë u arrestua një person i dyshuar, mirëpo ai u lirua. Ndërsa Policia arrestoi sot një tjetër.

Prokuroria në Ferizaj ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, se 59 vjeçari me inicialet E.S që u arrestua dje është liruar pasi që ishte personi i gabuar.

Sipas Prokurorisë, personi me inicialet F.I që është arrestuar sot si i dyshuar për therjen me thikë në Ferizaj, ka qenë i dënuar për “Vrasje të rëndë”.

“Personi qe është arrestur mbrëmë me inicialet E.S si i dyshuar është liruar. I njëjti ishte arrestuar për shkak se iu është përshtatë profilit të të dyshuarit. Ndërkohë sot Policia ka arrestuar F.I i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë, i njëjti ka qenë i dënuar për vrasje të rëndë”, kanë thënë nga Prokuroria.

Sipas Policisë, dy viktimat e mitura janë të komunitetit ashkali, ndërsa njëri prej burrave të lënduar është shtetas i Shqipërisë.

Tre prej katër personave që u therën me thikë në Ferizaj nga ta njëri i moshës madhore po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu