ASh-ja e Selës demanton avokatin e ASh-së së Taravarit, thotë se u mbajt seanca gjyqësore

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, kanë demantuar avokatin e ASH-krahu i Taravarit, Abidin Abduli, përcjell TV21. Nga ASH-Sela thonë se seanca e sotme gjyqësore për vulat e partisë ka qenë e rregullt dhe nuk është anuluar. Nga ASH-Sela shtojnë se me rekomandim të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore e Tetovës do të shqyrtojë listën e delegatëve të Kongresit të rregullt të vitit 2022, pas çka më 13 dhjetor, pritet të mbahet seanca e fundit.

Reagimi i plotë i ASH-Sela:

Demantojmë të pavërtetat e thëna sot nga avokati i grupit të Taravarit për shtyerje të seancës gjyqësore dhe për gjoja konstatim të ndonjë falsifikimi nga ana e gjykatës.

E vërteta është se sot në Gjykatën Themelore në Tetovë seanca është mbajtur me rregull dhe ka përfunduar si e tillë. Në këtë seancë ne kemi paraqitur dëshmitë dhe argumentet tona, ndërsa pala tjetër ka paraqitur vetëm pretendime të paargumentuara. Pas përfundimit të rregullt të seancës së sotme gjykatësi ka caktuar seancën e fundit për më 13 dhjetor, në të cilën do të bëhet vetëm përmbledhja e dëshmive dhe do të sillet vendimi përfundimtar. Me rekomandim të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore e Tetovës do të shqyrtojë listën e delegatëve të Kongresit të rregullt të vitit 2022.

Në seancën e sotme si edhe gjatë gjithë procesit gjyqësor ne kemi deponuar të gjitha argumentet dhe dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin dëshmohet se shumica e delegatëve legjitim dhe legal, në përputhje me ligjin dhe statutin e partisë ka zgjedhur organet e reja dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela. Këtë jemi të bindur që do ta konfirmojë edhe gjykata kompetente në vendimin përfundimtarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu