Sela takon ambasadorin Kilian Wah dhe Enrica Vida

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka takuar ambasadorin Kilian Wah dhe Enrica Vida, u.d. udhëheqëse e departamentit për çështje politike dhe komunikim të OSBE-së. Siç njofton ASH, gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, si dhe zhvillimet e fundit politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe pas formimit të Qeverisë së re

“Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka takuar Ambasadorin Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Enrica Vida, u.d. udhëheqëse e departamentit për çështje politike dhe komunikim të OSBE-së.
Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend, si dhe zhvillimet e fundit politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe pas formimit të Qeverisë së re.
Kryetari Sela njoftoi shefin e Misionit të OSBE-së se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në vazhdimin e rrugës euro-atlantike të vendit, ruajtjen e stabilitetit si dhe procesin e reformave të nevojshme sistemore dhe institucionale. Në takim janë theksuar edhe shqetësimet tona lidhur me zhvillimet aktuale dhe veprimet e Qeverisë që rrezikojnë arritjet e deritanishme si në planin e brendshëm ashtu dhe në perspektivën europiane të shtetit”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Nano është...

Xhafer Tahiri lidh koalicion me LVV-në në Vushtri për balotazh pa miratimin e LDK-së, Kurti shkon në “ceremoni”

Xhafer Tahiri lidh koalicion me LVV-në në Vushtri për balotazh pa miratimin e LDK-së, Kurti shkon në “ceremoni” Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të...

Numërohen 100% të votave, Suat Shaqiri kryetar i Çashkës

Janë numëruar të gjitha vendvotimet në komunën e Çashkës dhe sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), mësohet se Suat...

Hoxha Bedri Lika kritikon shqiptarët që votuan Darko Kostovskin: Nëse nuk i hapni sytë, do t’ua hapin!

Hoxha i njohur Bedri Lika ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve lokale në Komunën e Butelit, duke drejtuar kritika të forta ndaj shqiptarëve që kanë...

37-vjeçari nga Shkupi dyshohet se tentoi të vriste vëllain e tij

Prokuroria ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi 37-vjeçar i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë vëllain e tij “Më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu