Agimi nga Shkupi ndërtoi një Kishë në Ohër!

Analisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz ka ndihmuar në ndërtimin e një Kishe në qytetin e Ohrit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Nëse Zoti do ta ndihmonte ta zgjidhte një problem jetësor, ai ishte zotuar se do ta ndërtonte një Kishë.

Pasi dëshira ju plotësua, Agimi e realizoi premtimin e dhënë.

“Nuk e di se si do të më kuptoni, por vetëm një e di, se këtë që po ju tregoj e them me nder dhe zemër të pastër.

Unë jam musliman – (Elhamdulilah) me mendimin se Zoti është një për të gjithë ne së bashku!

Në vitin 2010, 200 metra nga autokampi në Gradishtë/Ohër, nga ana e majtë, u bëra ktitor (dhurues i pasurisë për një vepër kishtare….) dhe themelues me ndihmën e vëllezërve Tanevci nga Peshtani, i një kishe të vogël shumë të bukur (Paraklisi i Madh).

Këtë e bëra pasi kisha dhënë premtimin se nëse Zoti/Allahu më ndihmon ta zgjidh një problem jetësor, këtu do të ndërtoj një Kishë. Jam krenar me këtë vepër, personalisht mendoj se kjo nuk më ka bërë më pak musliman, kurse nga ana tjetër e mbajta fjalën (premtimin) ndaj Zotit, se nëse më ndihmon, këtu do të ndërtoj një kishë. Dhe kushtu jeta vazhdon, kurse një pjesë e madhe e njerëzve harrojnë se Zoti/Allahu është një për të gjithë së bashlu, ai asnjëherë nul na ndanë,… ne vetë ndahemi.”, ka shkruar Agimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu