Erdogan: Shpresoj se Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shpreson se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i thotë Izraelit ta “ndalë” luftën.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shpreson se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i thotë Izraelit ta “ndalë” luftën.

Ai tha se një “fillim i mirë” do të ishte duke e ndërprerë furnizimin e Izraelit me armë nga SHBA-ja.

Trump ka dhënë premtime për t’u dhënë fund konflikteve… ne duam që ai t’i mbajë këto premtime dhe që t’i thotë Izraelit ‘ndalu’”, tha Erdogan për gazetarë duke u kthyer nga Budapesti.

Fillim i mirë do të ishte që Trump ta ndërpresë mbështetjen me armë për Izraelin, në mënyrë që të ndalet agresioni i Izraelit në tokave palestineze dhe libaneze”, tha ai.
Turqia i ka kritikuar ashpër ofensivat ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Liban, si dhe e ka ndërprerë tregtinë me Izraelin.
Ajo gjithashtu i është bashkuar një rasti për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Presidenca e Trumpit do të ketë ndikim të madh ndaj balancave politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme, tha Erdogan, duke shtuar se mbajtja e qëndrimeve të tanishme amerikane do ta thellojë dhe zgjerojë konfliktin.
Izraeli është duke luftuar kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE tash e një vit.

Lufta, e cila ka lënë mbi 43.000 të vdekur sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, u nxit nga një sulm i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.
Në atë sulm, luftëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe i rrëmbyen më shume se 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.
Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi i mbështetur nga Irani filloi të hidhte raketa në veri të Izraelit në mbështetje të Hamasit.
Në muajt e fundit, konflikti është përshkallëzuar, pasi Izraeli është duke e bombarduar pareshtur jugun e Libanit, periferitë jugore të Bejrutit dhe Luginën Beka, duke vrarë shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe duke dërguar trupa tokësore përtej kufirit.

Nga ana e tij, Hezbollah ka hedhur raketa më thellë brenda Izraelit.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Izraeli thotë se lufta e tij në Liban synon ta bëjë veriun e Izraelit të sigurt për dhjetëra mijëra njerëz që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë vitit të fundit si pasojë e sulmeve raketore nga Hezbollahu.
Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 2.500 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.
Raketat e Hezbollahut kanë vrarë të paktën 54 njerëz në Izrael, më shumë se gjysma e tyre civilë, sipas autoriteteve izraelite./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu