Shaqir Fetahu “besimtari” që frikësohet të lëviz i lirë, çfarë ka bërë që e shoqërojnë tre truproje!

Shkup, 4 nëntor – Mendimi i lirë është pjesë e demokracisë, lëvizja e lirë është thelbi i demokracisë. Por, në Maqedoninë e Veriut, kreu i BFI-së, Shaqir Fetai, po e ngatërron siduket pozitën e tij po sillet sikur me qenë shef FBI-je. T’i caktosh vetes tre truproje nuk është krim por duhet të sqarojmë se kur ndodhë kjo situatë. Shoqërimi nga truprojet ndodhë në tre raste, kur je person zyrtar ta obligon ligji, kur je i kërcënuar(rrezikuar), dhe kur ke bë ndonjë dëm të madh apo sipas fjalorit fetar sherr(hata). Tani kur analizojmë rastin e kreut të BFI-së, që në fillim opsioni i parë eliminohet pasi nuk e obligon ligji, opsioni i dytë bie gjithashtu sepse po të ketë pasur kërcënime apo nëse ndjehet i rrezikuar duhej të kishte denoncuar rastet në polici, po na ngelet vetëm opsioni i tretë të cilin nuk mund ta hedhim poshtë, shkruan Zhurnal.

Çfarë ka bërë Reis Ulemaja i BFI-së, Shaqir Fetahu, që të ketë tre policë të sigurisë në ruajtjen e tij, nga ana tjetër Sv.Stefani me një apo edhe në të shumtën e rasteve pa asnjë afër vetës?

Informatat e siguruara nga Zhurnal flasin që kreu i BFI-së, reis ulema, Shaqir Fetahu, sigurohet nga tre policë apo truproje të sigurisë për arsye akoma të panjohura. Për dallim prej homologut të tij që është përfaqësues fetar poashtu, Sv. Stefani i cili bënë aktivitetin e njëjtë por nga çështja e sigurisë dallon nga Fetai.

Çështja është delikate për faktin që nuk dihet çfarë ka bërë Fetai, nga kush mbrohet apo nuk kush ndjehet i frikësuar. Edhe për këtë ekzistojnë organet e rendit në vend. Por, që një përfaqësues fetar të ndihet aq i pasigurt në mesin e besimtarëve të tij kjo lë për të dyshuar.

Vendet që më së shumti i frekuenton Shaqir Fetai supozohet të jenë xhamitë dhe takimet me besimtarët myslimanë, tani ngritë dilema që a janë xhamitë vende të pasigurta që përfaqësuesi kryesor shkon me truproje, a janë besimtarët myslimanë të rrezikshëm që Fetait i duhen truprojet pas vete?. Pra, një veprim i kreut të BFI-së, flasim për veprim të pamatur, hap rrugë dhe hapësirë për qindra paragjykime të mundshme për komunitetin mysliman në tërësi.

MPB të hetojë rastin a është e nevojshme që Shaqir Fetahu të ketë tre policë të sigurimit ?
Kjo situatë nuk duhet të kalojë në heshtje por duhet hetim i thukët dhe të ketë përgjegjësi reale. Ky angazhim i policëve të shtetit që ta mbrojnë Fetain ka kosto të veçantë. Pra, qytetarët duhet të paguajnë nga tatimet e tyre edhe për policët që duhet ta ruajnë, Fetain, sepse ky i fundit ka kërkuar pa e sqaruar për publikun nëse është i rrezikuar.

Duhet një hetim deri në përfundim që Shaqir Fetai nëse e bënë nga paranojat duke pretenduar se është më i rëndësishëm se sa mund të jetë, është gabim dhe kjo gjë duhet të ndërpritet sa më parë. Nëse e bënë me tregu që është i “fortë” gabon sepse njerëzit e fortë nuk frikësohen me lëviz vetëm, pra vet janë ruajtës të trupave të tyre, nuk u duhet ndërhyrja e shtetit.

Nga cila do situatë që analizohet ky rast skandaloz rezulton që kreu i BFI-së është gabim dhe prandaj duhet të merren masa konkrete në këtë drejtim sa më parë që ky skandal të ndërpritet. Qytetarët nga tatimet e tyre duan investime konkrete që mund t’i shfrytëzojnë e jo të shërojnë paranojat e mundshme të x përfaqësuesve, si në rastin konkret të lartëpërmendur.

Frikësohen vetëm ata që kanë bërë ndonjë sherr të madh –

Fjala sherr në kuptimin e gjuhës shqipe nënkupton dëm i madh. Frika është emocion që nuk kontrollohet por veprimet që sjellin këtë emocion janë nën kontroll të plotë. Përshembull, ne nuk mund ta largojmë frikën nga errësira, por frika nga padrejtësia që i bëjmë ndokujt, frika nga hajnia, korrupsioni, shtypja, presioni, e shumë të tjera janë veprime që mund t’i kontrollojmë. Pra, ne vet vendosim nëse korruptohemi ose jo, e pastaj nëse zgjedhim të korruptohemi këtij veprimi mund t’i paraprijë ndëshkimi, frika, pagjumësia e të tjera.

Veprimi i parë që ndërmerr njeri kur ndjehet i frikësuar është strukja në ndonjë “vrimë” ku nuk duket, apo sigurimi i lëvizjes së tij. Kjo mund të bëhet në forma të ndryshme duke lëvizur me automjete të blinduara, duke jetuar të rrethuar me kamera e më e shpeshta duke i siguruar lëvizjen e lirë nën shoqërimin e truprojave.

Prandaj, është e rendit që kreu i BFI-së të dalë me një sqarim publik t’i tregojë të gjithë qytetarëve që paguajnë tatim, e në veçanti besimtarëve myslimanë prijës i të cilëve është vetë ai, se cila është arsyeja konkrete pse ndjehet i frikësuar. Agjencia e Lajmeve Zhurnal vazhdon të mbetet dritare e informimit dhe analizimit të saktë dhe objektiv për secilin rast që shkon në kundërshtim me normat dhe parimet e caktuara si institucionale ngjashëm edhe ato shoqërore. /Zhurnal.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

Bilall Kasami në panik nga humbja? Dërgon begatona për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë (FOTO)

Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të...

Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan...

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin...

Bajram Rexhepi: Emocion i jashtëzakonshëm! Një mal me njerëz që kanë udhëtuar 2000 kilometra për mbështetje. Falënderim deri në përulësi!

Bajram Rexhepi ka përjetuar momente të veçanta emocionuese, teksa dhjetëra bashkatdhetarë që kishin udhëtuar mbi 2000 kilometra janë mbledhur për ta mbështetur. “Emocion i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu