Humbin rrugën në mal, policia i gjen 12 alpinistë nga Tetova

Më 3 nëntor 2024, rreth orës 22:10, policia i gjeti 12 alpinistët nga fshatrat Bogovinë, Lisec, Rakovec, Përshovcë dhe Tetovë, të cilët ishin humbur në malet mbi fshatin Përshevcë, rajoni i Tetovës.

Më parë, rreth orës 21:30, një person me inicialet A.R. nga Bogovina raportoi se nuk mund të kontaktonte me ta. Grupi ishte nisur për në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshit”, dhe vendndodhja e fundit nga ku kishin kontaktuar ishte afër “Tre Çeshmave,” pranë kufirit me Kosovën.

Pas kërkimeve të organizuara, shërbimet policore të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë i gjetën alpinistët në gjendje të mirë shëndetësore dhe i transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës për kontroll.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu