VLEN: Skenari i destabilizimit nuk kalon te shqiptarët

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se “skenari i Frontit Europian për destabilizim të vendit nuk kalon tek shqiptarët dhe se Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela janë të frustuar për këtë”.

“Menduam se 100 ditë janë kohë e mjaftueshme që Ahmeti dhe Sela ta pranojnë realitetin dhe t’i kthehen riorganizimit të brendshëm kadrovik dhe programor, para se të fillojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve. Megjithatë, duke nënvlerësuar naivisht inteligjencën e popullit, ata ngulin këmbë që mungesën e tyre në këtë qeveri ta shndërrojnë në arsye për të krijuar tensione ndëretnike”.

“Fakti që ky skenar tinëzar nuk po u kalon te shqiptarët, të cilët ua bënë të qartë se nuk do të bëhen mjet për mbrojtjen e ish-funksionarëve të tyre të korruptuar, i ka bërë Ahmetin dhe Selën të frustruar, të hutuar dhe pa busull. Gjithë verën premtuan protesta në vjeshtë, pastaj kaluan në takime me anëtarësinë e tyre të zhgënjyer, shkruajnë letra patetike dhe i shtyjnë deputetët të jenë si pano të lëvizshme”, thonë nga VLEN.

Prej atje thonë se opozita e tanishme i detyrohet opinionit përgjigje për shumë pyetje.

“Pse “perëndimorët” e BDI-së iu përulën Lavrovit në mes të Shkupit? Pse, sa ishin në pushtet, i dhanë shtetësi Aleksandër Onishçenkos, ndërkohë që mijëra shqiptarë të lindur në Maqedoni i lanë pa shtetësi? Pse i dhanë biznese në Tetovë Daka Davidoviqit, që është në listën e zezë të SHBA-së?”.

“Pse Ahmeti nuk shkruante letra për mbrojtjen e shqiptarëve kur ishte pjesë e Qeverisë së Gruevskit dhe Mijallkovit? Pse Ahmeti vendosi ta pengojë Arben Taravarin të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe i bëri thirrje votuesve për bojkotimin e zgjedhjeve për president më 8 maj? Pse Ahmeti rrejshëm pohonte se është partner i
sigurtë koalicioni me OBRM-PDUKM-në në Qeveri, sepse gjoja ka mbështetjen e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë?”, thonë nga VLEN.

“Kush është krijuesi i ofertës së turpshme të BDI-së, e bërë në kancelarinë kuvendore me numër 161, për hyrje në Qeveri në vend të VLEN-it, me katër ministri, pa kryetar të Kuvendit dhe me premtimin për mbështetje në terren për të zgjedhur maqedonas për kryetarë të komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet lokale të vitit 2025? Pse Ahmeti përmes instalimeve të tij në drejtësi po tenton të destabilizojë vendin përmes vendimeve për ta mbajtur në paraburgim luftëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani, duke hequr balancuesin, tentimin për ta sjell Ligjin për branitellat dhe duke problematizuar përdorimin e gjuhës shqipe?”, theksojnë nga VLEN.

“Si dhe me miliona euro të kujt, Drin Ahmeti u bë pronar i Soravisë? Sa tenderë kanë fituar nipërit e Ahmetit falë regjimit të BDI-së? Ku janë milionat nga bizneset e kazinove të Artanit dhe Përparimit? Sa para të popullit kanë përfunduar në xhepat e funksionarëve të BDI-së? Pse Ahmeti dhe Osmani po punojnë aktivisht kundër anëtarësimit të plotë në BE, duke penguar të ndodhin ndryshimet kushtetuese? Përderisa nuk ka përgjigje për këto dhe shumë pyetje të tjera, fronti i Ahmetit dhe Selës nuk ka çfarë të kërkojë nga shqiptarët. Koalicioni VLEN është shpresa e shqiptarëve!”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Andrej Zhernovski: Ali Ahmeti dhe Mickovski kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale!

“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri! Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme...

Shqipëria dënon ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Polonia ndërkaq po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e...

Simbolika e Ibrahimit: Mexhiti nuk fshihet pas askujt, sikur Profeti në Bedër

Zeqirja Ibrahimi- Zeka: Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu