Pasuria e Mickoskit, nga profesor si arriti në milionerë?!

Javorja “Fokus” përmes edicionit online është marrë sërish me pasurinë e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga një familje e një inxhinieri që kishte punsuar si profesor universitar, Mickoski trashëgoi profesionin e babait të tij, duke arritur që të bëhet po ashtu profesor universiteti në fushën e inxhinierisë mekanike, përcjell INA.

Por, profesori Mickoski nga banesa familjare që posedonte, pas shumë viteve arrin që të ndërtojë shtëpi luksoze, të përfshihet në biznese të majme, me përfitime milionëshe.

Në listën anketuese të pasurisë figuron se Mickoski posedon një shtëpi në Shkup me vlerë prej 26,8 milionë denarë (450 mijë euro), pronë të cilën e ka fituar me marrëveshje për blerje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.

Ai ka raportuar edhe depozitë në euro, por shumën e devizës nuk e ka shkruar në llogarinë e kursimit, e nga borxhet, nga ana tjetër, kryeministri ka raportuar se ka kredi rreth 400.000 denarë (6.503 euro).

Është interesant fakti se Mickoski në pyetësor ka raportuar se ka dy orë, të cilat i ka në pronësi që nga viti 2015 dhe 2016. Njëra është me vlerë rreth 40.000 euro ose rreth 2.3 milionë denarë, ndërsa ora tjetër rreth 800 mijë denarë ose rreth 13 mijë euro.

Kryeministri Mickoski nuk ka sqaruar se si i ka blerë këto dy orë luksoze të markave zvicerane, përkatësisht nëse i ka blerë apo i ka marrë dhuratë.

Kryeministri Hristijan Mickoski për 10 vite ka qenë profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka qenë edhe drejtor i ELEM-it dhe këshilltar për energji i ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, ndërsa për 7 vite është në krye të VMRO-DPMNE-së.

Në karrierën e tij ka qenë edhe montues i kondicionerëve në kompaninë FONCO.

Ndërsa më pas pasi që ka grumbulluar disa para ka blerë aksione në bursën e Maqedonisë, ku nis edhe fitimet që sipas tij kanë qenë të majme për kohën e tij.

“Në periudhën 2005-2007 bursa ishte në fazën fillestare dhe se përmes investimeve prej 1-2 mijë euro, ne arritëm të fitonim 15-20 mijë euro, me blerjen e aksioneve”, ka thënë Mickoski në “Podkastin me Lazarov”.

Më pas ai ka sqaruar se ka hyrë në sektorin e biznesit energjetik, ku ka punuar me projekte në sferën e energjisë hidro dhe termo solare, energjisë përtëritëse. Ai ka thënë se bashkë me një partner të tij më pas ka ndërtuar disa hidrocentrale të vogla, nga ku kanë përfituar disa miliona euro.

“Duke punuar edhe për kompani multinacionale të rajonit dhe Evropës kam marrë pjesë në biznese të tregtimit të energjisë me vlerë prej miliona eurove, dhe nga kjo kam përfituar dhe për gjithçka kam paguar tatim”, ka theksuar Mickoski.

“Mickoski disa vite më parë posedonte tre hidrocentrale të vegjël – një në rajonin e Pehçevës dhe dy në rajonin e Berovës, për çka tha se dikur ka qenë pronar i 10% të investimit të përgjithshëm, shkruante rrjeti hulumtues Scoop. “Unë për një kohë të gjatë nuk kam qenë pronar dhe realisht nuk jam i lidhur drejtpërdrejt dhe as indirekt me ndonjë prodhues të energjisë elektrike, qoftë në Maqedoni apo jashtë Maqedonisë,” kishte theksuar Mickoski.
Në vitin 2019 u publikua një raport i Bank Watch and World Wildlife Fund në të cilin thuhet se profesori i Hristijan Mickoskit, Koço Angjushev, posedon së paku 27 hidrocentrale të vegjël, ndërsa asistenti i tij dhe atëkohë lider i opozitës Mickoski posedon së paku 5 hidrocentrale.

Për të gjitha këto detaje edhe vetë Mickoski ka folur në daljet e tij publike, por duke mos dhënë shifra se sa peshon pasuria e tij aktuale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ministri izraelit: Donim ta vrisnin Khamenein, por nuk arritëm të zbulojmë vendndodhjen e tij

KUDS (AA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se ata donin të vrisnin udhëheqësin iranian Ali Khamenei në sulmet 12-ditore ndaj Iranit,...

Skandal – Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm në maqedonisht në faqen e parë (FOTO)

Shkup, 26 qershor 2025 – M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në...

SHBA miratoi 30 mln dollar për grupin e ndihmës për Gazën

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në...

SKANDAL në familjen mbretërore! Princi nën akuzë për 23 vepra penale, mes tyre dhe përdhunim

Një skandal ka përfshirë familjen mbretërore norvegjeze, me në qendër princin Marius Borg Hojby. 28-vjeçari akuzohet për plot 23 vepra penale, mes tyre edhe 3...

Orban: Organizmi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë do ketë pasoja ligjore

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka paralajmëruar se do të ketë pasoja ligjore organizimi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë në Budapest, e cila është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu