Borrell paralajmëroi Serbinë: Nuk mund të mbani lidhje me Rusinë dhe të prisni anëtarësim në BE

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se duke mos miratuar sanksione kundër Rusisë, vendi rrezikon anëtarësimin e plotë në BE.

“Serbia duhet të ndryshojë shkallën e shtrirjes së politikës së jashtme. Herët a vonë, Serbisë do t’i duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së. Përndryshe, anëtarësimi do të jetë në rrezik,” tha Borrell.

Ai tha se nuk mund të mbajë lidhje me Rusinë dhe të presë anëtarësimin në BE.

“Pajtueshmëria është treguesi më i rëndësishëm nëse kandidatët ndajnë vlerat dhe orientimin tonë politik”, tha kreu i diplomacisë evropiane.

Së bashku me Komisionerin Evropian për Zgjerim Oliver Varhelji, dje Borrell prezantoi paketën e zgjerimit të miratuar nga Komisioni Evropian (KE).

Në raportin për Serbinë, konfirmohet se vendi nuk ka përparuar në procesin e harmonizimit dhe se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë “ngre pikëpyetje për drejtimin strategjik të Serbisë”.

Komisioni Evropian ka miratuar paketën e tij vjetore të zgjerimit për dhjetë vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit.

Është dokumenti më i rëndësishëm që KE publikon çdo vit, i cili paraqet një pasqyrë të detajuar të progresit në reformat kyçe që janë të nevojshme për përparimin në procesin e integrimit evropian.

Dhjetë vende janë pjesë e paketës, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë, Ukrainën dhe Turqinë.

KE konfirmon se procesi i zgjerimit vazhdon të jetë i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i secilit partner.

“Demokracia, sundimi i ligjit dhe vlerat themelore do të vazhdojnë të jenë gur themeli i politikës së zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimi në BE mbetet një zgjedhje strategjike”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Konfirmohet se procesi i zgjerimit mori një vrull të ri gjatë viteve 2023 dhe 2024.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela lideri i parë që viziton shqiptarët e Krushevës, del në mbrojtje të objektit shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto...

Anketat e fundit: Bie rejtingu i Bilall Kasamit!

Pas një sërë skandalesh që lidhen me kontratat mbi vepër, shitjen e tokave komunale dhe të parkingjeve, qytetarët e Tetovës nuk e mbështesin edhe...

Shporta minimale konsumatore në muajin maj ka arritur në 63.908 denarë

Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në maj janë rritur për 1.217 denarë në krahasim me prillin, tregojnë të dhënat që sot i ka...

“Qytetarët e vendit janë në rrezik të drejtpërdrejt nga ndotja e ajrit”

303 persona në 100 mijë banorë rrezikohen nga ajri i ndotur, ndërsa në kryeqytet rreth 1200 persona në vit vdesin si pasojë e ndotjes....

Refik Hasani: Komandanti Ridvan Qazimi-LLESHI, “vritet” për të satën herë!?

Shkruan: Refik Hasani Sot, në Sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc është thyer qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu