Kurti tregon se ku do t’i çojë 3.6 miliardë eurot nga buxheti për vitin 2025, 208 milionë për fushën e mbrojtjes

3.6 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2025, i projektuar nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria ka miratuar të mërkurën Projekt-buxhetin për vitin 2025, që kap shifrën prej 3 miliardë e 608 milionë euro. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky buxhet është për të gjithë, duke theksuar se krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, rritja është për rreth 300 milionë euro.

Kurti ka folur për rritjen e pagave, duke thënë se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Kjo, thotë ai e sjellë pagën mesatare në sektorin publik për vitin 2025 në 870 euro bruto.

Kurti ka thënë se në buxhet parashihen gjithashtu 100 milionë euro shtesë për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20%, si dhe 60 milionë euro shtesë për skemën e shtesave për fëmijë.

Ai ka thënë se për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera të nevojshme shëndetësore, janë ndarë 105 milionë euro, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai ka bërë të ditur se 87 milionë euro janë planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Shefi i ekzekutivit shtoi se buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor dhe me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro.

“87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Ndërkaq buxheti i përgjithshëm për Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor, sipas standardit të NATO-s. Me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro”, shkroi Kurti.

Ai tutje tha se investimet kapitale në vitin 2025 do të jenë në vlerë prej 930 milionë euro. Kurti paralajmëroi se komunat do të kenë buxhet më të madh se që kanë pasur ndonjëherë teksa njoftoi se katër milionë euro do të shkojnë për Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë:

3.6 miliardë euro buxhet për vitin 2025.

Ky është buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për mandatin që na pret.
Performanca dhe rritja e buxhetit përgjatë këtyre katër vjetëve ka qenë si asnjëherë më parë. Vit pas viti, kemi pasur rritje dyshifrore të të hyrave buxhetore, pa ndryshuar asnjë politikë fiskale, gjë që ka mundësuar edhe rritjen e buxhetit pa e rritur borxhin publik e pa shkaktuar barrë financiare për gjeneratat e ardhshme.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik të cilën e prezantuam të martën. Kjo rritje e sjellë pagën mesatare në sektorin publik për vitin 2025 në 870 euro bruto.

Në buxhet parashihen gjithashtu 100 milionë euro shtesë për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20%, teksa rikujtojmë se pensionet me rritje për kategoritë e dala nga lufta fillojnë të ekzekutohen nga janari i vitit që po vjen. Si dhe 60 milionë euro shtesë për skemën e shtesave për fëmijë të cilat i kemi dyfishuar e në raste trefishuar atëherë kur prindërit kanë tre ose më shumë fëmijë.
Për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera të nevojshme shëndetësore, kemi ndarë 105 milionë euro.

87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Ndërkaq buxheti i përgjithshëm për Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor, sipas standardit të NATO-s. Me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro.

Investment kapitale në vitin 2025 do të jenë në vlerë rekorde prej 930 milionë euro. Komunat do të kenë më shumë buxhet se që kanë pasur ndonjëherë. Bujku do të vazhdojë të jetë më i mbështeturi në rajon me subvencione dhe grante. E linja buxhtore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin vitin tjetër do të jetë katër milionë euro, duke vazhduar kështu rritjen e përvitshme të mbështetjes sonë për bashkatdhetarët tanë në Luginë.

Të gjitha këto në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor dhe duke e miratuar buxhetin në qeveri për vitin e katërt me radhë brenda afatit ligjor, pra para datës 31 tetor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e Krushevës në alarm: Komuna kërkon rrënimin, banorët mbrojnë me trup shkollën që vetë e ndërtuan

Për shkak të mungesës së kushteve bazë për mësim në objektin e vjetër të shkollës periferike, Nikolla Karev të fshatit Norovë të komunës së...

Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të...

Protesta masive në Holandë kundër Izraelit: “Vija e kuqe” është kaluar në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sot nëpër Hagë duke kërkuar një qëndrim më të ashpër nga qeveria holandeze kundër luftës së Izraelit në Gaza, raporton...

Turqia bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të ofensivës tokësore izraelite në Gaza

Ministria e Jashtme turke tha të hënën në mëngjes se Turqia dënon operacionet e zgjeruara tokësore të Izraelit në Gaza, duke bërë thirrje për...

Beteja me sëmundjen, reagon ish-presidenti Joe Biden: Kanceri na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu