Brukseli ul flamujt në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën

Në Bruksel, Komisioni Evropian ka ulur flamujt në gjysmështizë.

“Mendimet tona janë me viktimat e përmbytjeve në Spanjë, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit”, thuhet në një postim të Komisionit Evropian në X.

“Përmbytjet në Spanjë nuk janë vetëm një tragjedi kombëtare, por edhe evropiane”, shton postimi.

Bëhet e ditur se presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka deklaruar se Evropa mban zi për të gjithë ata që humbën jetën gjatë përmbytjeve tragjike.

“Ne do ta përballojmë këtë së bashku”, tha Metsola.

Ndryshe, kjo është përmbytja më vdekjeprurëse në Spanjë që nga viti 1996, kur 87 njerëz vdiqën në rajonin malor të Pirenejve, dhe i kalon përmbytjet evropiane të vitit 2021 në Gjermani, të cilat lanë të vdekur të paktën 185 njerëz

Kushtet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Evropë dhe meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila rrit avullimin e ujit, kontribuon në intensifikimin e shirave të dendur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu