Rama: Raporti i Progresit 2024 më pozitivi i gjithë këtyre viteve, bazohet në fakte dhe jo perceptime

Kryeministri Edi Rama mori sot Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato, kryeministri Rama tha se “është një ritual çdo tetor, ne marrim rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportit të progresit të Bashkimit Evropian”.

“Ky tetor është i posaçëm, sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-së për çeljen e negociatave për grupin e parë të 8 kapitujve dhe kritereve, “Themeloret”. Konferenca, siç e dini, afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE-së të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve për këtë fazë të negociatave për anëtarësimin në BE dhe gjithë sa është thënë dhe është bërë nënvizohet në raportin e sapodalë nga Komisioni Evropian”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se Raporti i Progresit 2024 është më pozitivi i të gjithë këtyre viteve.

“Më vjen shumë mirë që sot ne marrim një raport shumë pozitiv, më pozitivin e të gjithë këtyre viteve dhe natyrisht i tillë, sepse e tillë është ecuria edhe e vendit dhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare afirmoi aktualisht njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve në këtë fazë të negociatave për anëtarësim”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “raporti është më real dhe më i balancuar, dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë shënjon me përpikëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej si dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të përmbushur kushtet e anëtarësimit dhe në paraqitjen e përmbledhur të ambasadorit ishte shumë e qartë se cilat janë adresimet që duhen bërë në këtë fazë të re të procesit”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Vajza e Trumpit, Ivanka në Shqipëri – shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri. Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe...

Trump: Irani do të zhduket nëse tenton të më vrasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” nëse Teherani do të orkestronte vrasjen e tij, duke...

Avioni i Trumpit kthehet në Washington pak pasi u nis për në Zvicër

Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për...

Këto janë armët që u gjetën te Arianit Sllamniku, i arrestuar për veprimtari mjekësore të kundërligjshme

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe bazuar në autorizimin e Prokurorit të Shtetit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu