Haradinaj: Raporti i Progresit dëshmoi se agjenda e Kurtit është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar gjetjet e Raportit të Progresit që Komisioni Evropian publikoi të mërkurën. Raporti vjetor për Kosovës në vlerësuar nga pushteti e kritikuar nga opozita.

Haradinaj ka thënë se raporti për këtë vit, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka larguar dhe sabotuar Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s.

“Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës. Në katër vitet e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike.

Largimi i Kurtit nga qeverisja po shndërrohet çdo ditë në një obligim kombëtar për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme tha se sipas Raportit të BE-së, Kosova s’ka pasur ecje mbrapa, por pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres.

“Në pikat e tij kryesore, Raporti i BE-së për Kosovën vlerëson pozitivisht liberalizimin e vizave si një hap që pritet të përmirësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Ai vlerëson përkushtimin e Kosovës për përputhshmërinë me politikat e BE-së, nga ku veçohet linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së një hap që reflekton angazhimin për bashkëpunim dhe integrim të plotë në familjen evropiane”, ka thënë Kurti pas publikimit të raportit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga SMS-të mashtruese

SMS porosi dhe e-maile të rremë për kinse shkelje të konstatuara dhe gjoba trafiku kanë filluar t’u mbërrijnë qytetarëve. Vetëm dhjetë ditë para se...

Djali i ish-presidentit falenderon Abdixhikun “për punën e mirë që po bën në trashëgiminë” e Rugovës

Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova homazhe tek varri i të atit në 20-vjetorin e vdekjes së tij bëri edhe me shoqërimin e...

Muhamet Hamiti: Kurti ka udhëhequr Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës

Muhamet Hamiti ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai ka drejtuar, sipas tij, Qeverinë më të korruptuar në historinë...

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Vajza e Trumpit, Ivanka në Shqipëri – shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri. Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu