Çmimi i automjeteve të përdorura pritet të ulet dukshëm nga Janari i 2025

Në fillim të vitit të ardhshëm është paralajmëruar se do të ulen taksat për import të automjeteve të përdorura, me të cilat pritet të ulen edhe çmimet e automjeteve të përdorura në Maqedoninë e Veriut, shkruan “Denar“.

Sipas analizave ekonomike dhe trendëve të tregut, pritet që çmimet e automjeteve të përdorura të ulen dukshëm për 15 deri në 20%, veçanërisht tek automjetet më të vjetra prej 10 vjet, përcjell TV21.

Më tej “Denar” shkruan se ulja e supozuar e çmimit do të jetë rezultat i vendosjes së tatimeve më të ulëta të emetimit të dyoksid karboni, si dhe ulja e TVSh-së për import të automjeteve, i cili do të vlejë nga viti i ri.

Qeveria gjatë periudhës paraprake ka ndërmarrë një sërë masash për lirimin e importit të automjeteve të përdorura. Një nga masat e rëndësishme është ulja e tatimit të emetimit të dyoksid karbonit, i cili ndikon drejtpërdrejtë në çmimin përfundimtar të automjeteve. Kjo masë pritet të mundësojë ulje të çmimeve të veturave më të vjetra prej 10 vjetësh, të cilat janë më të pranueshme për pjesën më të madhe të blerësve në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Muhamet Elmazi kryetar i ri i Sarajit, AKI fitues në këshillin komunal

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për Kryetar Komune dhe Këshillin Komunal në Saraj. Garën për kryetar të Komunës së Sarajti e ka...

Limani: Mes Deharit dhe Jovanovskit, të votohet më i miri!

Kandidati i pavarur për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke bërë thirrje që...

Kryetari i Qytetit të Shkupit do të vendoset në raundin e dytë, këto janë rezultatet

Në Shkup do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin mes Orce Gjorgjievskit nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i...

Thyhet Armëpushimi: Izraeli rinis bombardimet intenzive në Gaza, të paktën 18 viktima

Qetësia në Gaza ka zgjatur shumë pak. Izraeli ka rifilluar bombardimet masive në jug të enklavës, duke goditur zonat e Khan Younis, Rafah dhe...

Në ditën e zgjedhjeve!

Me despotin e "Severnistanit" si do që të votoni o milet, kryekomunari është i joni dhe unë jam padroni në të kundërtën, i tërheq...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu