Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes, gjatë një tubimi zgjedhor në vendin afër Shtëpisë së Bardhë ku, më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të vet para se ata ta sulmonin Kapitolin.

Duke folur në Uashington më 29 tetor, një javë para ditës së zgjedhjeve presidenciale, Harris, kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit, e dha atë që fushata e saj e quajti “mesazh përmbyllës” në një skenë të mbushur me shenja të mëdha ngjyrë qielli, me mbishkrimin “Liri”.

Harrisi u zotua se do të jetë “presidente për krejt amerikanët”, ndërsa e quajti kundërshtarin e vet republikan “të paqëndrueshëm, të fiksuar pas hakmarrjes dhe të pakontrollueshëm”.

Organizatorët thanë se rreth 75.000 njerëz morën pjesë në tubim, edhe pse ky numër nuk u verifikua nga policia apo vëzhguesit e pavarur.

Disa mbështetës të Harrisit kishin pritur në radhë për më shumë se shtatë orë për ta dëgjuar fjalimin e saj në parkun ku Trumpi kishte folur para se një grup nga turma ta sulmonte Kapitolin në përpjekje për ta penguar certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ish-presidenti dhe aleatët e tij janë përpjekur ta mohojnë dhunën e 6 janarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Eurodeputetja Marta Kos: Shqipëria Po Ecën Shpejt drejt BE-së, Maqedonia e Veriut Ka Nevojë për Reforma të Thella

Eurodeputetja Marta Kos, raportuese për Ballkanin Peréndimor në Parlamentin Evropian, ka vlerësuar ritmin e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,...

Lloga: Qeveria Vetëm e Sabotoi Korridorin 8 – Në Tetor do ta Shpëtojmë vLEN-in nga VMRO-ja dhe VMRO-në nga ‘Srpski Svet’

Krenar Lloga ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se e vetmja gjë që ajo ka bërë lidhur me projektin e...

Shaholli: Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!

Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor "Vera e Ohrit", ku në këtë festival morën pjesë Presidentja e vendit Gordana Siljanovska...

Arsovska Padit Penalisht Kryetarin e Çairit: Akuza për Falsifikim Regjistri dhe Legalizim Ndërtesash pa Leje

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër kryetarit...

Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikon ashpër veprimet e Izraelit në Gaza: “Është e papranueshme”

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane në kuadër të verës politike, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka shprehur pakënaqësinë e tij të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu