Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm, me të cilin sipas ministres së Financave, vendosen themelet e stabilizimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik. Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind. Ministrja e Financave tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më shumë fonde për bllokdotacione për komunat, për pagat- sidomos për rritje në arsimin fillor dhe atë të mesëm si dhe në shëndetësi. Sipas Koçoskës situata imponon kursimin, por do të veprohet me kujdes.

“Vendosëm për mbështetjen e projekteve të komunave, e cila do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Në mënyrë shtesë komunat do të marrin mbështetje përmes transfereve më të larta dhe bllokdotacioneve. ………….. Me Buxhetin janë paraparë fonde edhe mbështetjen e standardit jetësor. Janë siguruar fonde për pagesën e rregull të pensioneve, të cilat nga marsi do të rriten për 2500 denarë shtesë. Për këtë qëllim janë siguruar 15 miliardë dënarë shtesë ose në tërësi 105 miliardë denarë. Janë siguruar para për pagesën e rregullt të pagave, përkatësisht rritje prej 3,5 miliardë denarë ose 48 miliardë denarë në tërësi dhe plus 2 miliardët që i përmenda për bllokdotacionet, përkatësisht për arsimin”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu