Suspendohet polici që u kap në flagrancë duke blerë drogë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar zyrtari policor i cili është kapur në flagrancë duke blerë substanca narkotike.

IPK njofton se polici në fjalë ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin që është kapur duke blerë drogë. Zyrtarit policor tashmë të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar mbrëmë nga Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë për një rast ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë qenë prezent edhe njësi të tjera policore.

Hetimet për këtë rast kishin filluar më herët nga hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë të Policisë së Kosovës. Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare).Zyrtarit policor tashmë të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Si pjesë e procedurave administrative i njëjti edhe është suspenduar me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”.

Policia e Kosovës njoftoi se në këtë rast janë arrestuar edhe dy persona të jetë.

Në njoftimin e policisë, u tha se tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gramë, një peshore, tri thika dhe para të gatshme 4 mijë e 870 euro.

Për rastin e policit i cili u kap në flagrancë sonte duke blerë drogë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net.

Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është polic i ri, nga gjeneratat e fundit. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu