Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në kryeqytet

Të dyshuarit për vrasjen e së dielës në Prishtinë i është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë, ka njoftuar Policia e Kosovës të hënën, derisa trupi i viktimës që u ther për vdekje me thikë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia bëri të ditur në raportin 24-orësh se trajtim mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari pasi kishte lëndime trupore.

Vdekja e viktimës është konfirmuar në rrugën “Tirana”, ku edhe ka ndodhur therja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet rastin po e hetojnë si “vrasje e rëndë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu