Fansi i Ronaldos udhëton 13,000 km me biçikletë për të takuar yllin e futbollit

jë tifoz 24-vjeçar kinez i ikonës së futbollit Cristiano Ronaldo përfundoi udhëtimin prej 13.000 kilometrash, që zgjati plot 7 muaj me biçikletë, për të takuar idhullin e tij në Arabinë Saudite. Kujtojmë se ylli portugez luan për klubin saudit Al Nassr, me seli në Riad.

Sipas “South China Morning Post”, fansi, i cili e ka mbiemrin Gong, është nga provinca Anhui e Kinës lindore dhe e kishte nisur këtë udhëtim tepër sfidues më 18 mars të këtij viti.

Ai kaloi nëpër 7 shtete të ndryshme përpara se të mbërrinte në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Kinezi mbërriti në vendin e Lindjes së Mesme më 10 tetor dhe u takua me Ronaldon më 20 tetor. Al Nassr i premtoi atij takimin një minutësh me Ronaldon.

Raporti thotë se Gong vendosi të nisej me biçikletë drejt Riadit për të takuar Ronaldon, pasi superyllit portugez iu desh ta anulonte udhëtimin e tij në Kinë në shkurt.

Gong mbante me vete “banka energjetike 60.000 mAh, një tendë, enë gatimi, rroba dhe disa gjëra thelbësore të jetës” në udhëtimin e tij 7-mujor, ndërsa jetonte vetëm me bukë në vendet ku nuk kishte mundësi të blinte ushqim për shkak të çmimeve të larta.

Në gusht, ai vuajti nga ethet e larta në Armeni dhe u rrëzua në anë të rrugës. Menjëherë u dërgua në spital për mjekim falas”, thuhet në raport.

Kur u takuan, Ronaldo shtrëngoi dorën me Gong, e përqafoi fansin e çmendur kinez dhe i firmosi një fanellë të Al Nassr me nr.7. Gjithashtu, la autografin e tij në një pankartë ku shkruheshin emrat e miqve të Gong dhe një fjali: “Ajo që ëndërroj është dashuria dhe liria e vërtetë.

Kam takuar heroin tim”, tha Gong në një video që postoi në internet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu