Izraeli sulmon Iranin, shpërthime edhe në Siri

Izraeli ka nisur sulmin ndaj Iranit në disa faza dhe me shumë nivele mbi objektivat ushtarake në Iran. Sakaq, ka pasur shpërthime edhe në Siri. Ky sulm ndaj Iranit vjen si shenjë hakmarrje pas sulmit më 1 tetor ndaj Izraelit.

Shpërthimet në Iran janë ndjerë orët e para të së shtunës në kryeqytetin Teheran dhe qytetin Kraja. Rreth orës 2 të mëngjesit ishte vala e parë e sulmeve izraelite, për tu pasuar më tej rreth orës 04:30 me një valë tjetër sulmesh që synonin instalimet ushtarake. Sipas mediave izraelite, vala e sulmeve kishte në shënjestër bazat e raketave dhe dronëve. Vala e dytë e sulmit u zhvillua në Teheranin lindor.

SHBA konfirmoi se Izraeli nuk goditi objektiva bërthamore apo të naftës, vetëm objektiva ushtarake. Sulmi ndaj Iranit përfundoi pak para orës 6 të mëngjesit. Raportohet se asnjë avion luftarak izraelit i përfshirë në operacion nuk është goditur.

Sipas IDF, shënjestra e sulmeve ishin grupimet e raketave tokë-ajër dhe elementë të tjerë të mbrojtjes ajrore iraniane.

Ushtria izraelite paralajmëroi se nëse ‘regjimi iranian bën gabim duke filluar një raund të ri përshkallëzimesh, de do detyrohemi të përgjigjemi’. Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se Irani është i gatshëm të përgjigjen çdo lloj sulmi izraelit.

Gjithashtu në të njëjtën kohë me valën e sulmeve ndaj Iranit, ka pasur raportime për sulme edhe në Siri, teksa në kryeqytetin e Damaskut janë dëgjuar shpërthime.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu