Rusia godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas dhe vendet përrreth.

Serhiy Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit, tha se zjarri i ka përfshirë edhe disa banesa në këtë ndërtesë në qark perëndimor të qendrës së qytetit. Nuk është raportuar për viktima deri tani. Popko tha se shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale shfaq një ndërtesë të lartë të mbuluar me tym dhe flakë që digjeshin në një nga katet e sipërme.

“Katet e sipërme janë përfshirë nga zjarri në një ndërtesë të lartë në rrethin Solomianski, të goditur nga një dron armiku”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, në Telegram.

Sirenat ranë rreth orës 21:00 për Kievin dhe rajonin përreth qytetit, si dhe në disa rajone të tjera. Sirenat paralajmëruan se dronë Shahed po lëviznin drejt perëndimit nga rajoni i Çernihivit. Para sulmit në Kiev, Popko paralajmëroi se dronë ishin nisur drejt Kievit dhe u kërkoi njerëzve të strehoheshin. Zyrtarët rajonalë ukrainas thanë të premten më herët se sulmet ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë në dy zona të Ukrainës. Në rajonin lindor të Donjeckut, trupat ruse goditën një zyrë postare, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, raportoi guvernatori rajonal Vadym Filashkin.

“Rusët kanë kryer sërish sulm të qëllimshëm ndaj një objekti civil – një zyrë postare – dhe kanë dëmtuar gjithashtu ndërtesa administrative”, tha Filashkin.

Në rajonin jugor të Hersonit, bombardimet e mëdha ruse në 27 vendbanime, përfshirë qytetin Herson, plagosën pesë civilë, raportoi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

“Forcat ushtarake ruse kanë sulmuar infrastrukturën kritike, kullat e komunikimit dhe zonat e banuara”, tha Prokudin. /rel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu