Promovimi i librit “UÇK-ja paraushtarake te’rroriste në Maqedoni”, ASh e Selës: Pjesëmarrja e Dimitrievskit dhe Bendevskes është provokim i rëndë për shqiptarët

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu Selës nëpërmjet një komunikate dërguar mediave kanë reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e kryetarit të ZNAM Maksim Dimitrievskit dhe nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska në promovimin e librit që ofendon UÇK-në. Nga ASH-ja thonë se është një provokim i rëndë për shqiptarët.

“Pjesëmarja e partnerit të koalicionit qeveritar, Maksim Dimitrievski dhe Nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, në promovimin e librit që ofendon rëndë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, është një provokim i rëndë për shqiptarët dhe rikthim në plagët e vjetra të cilat është punuar ndër vite për t’i mbyllur.
Ky gjest është vetëm vazhdimësi e zhvillimeve të njëpasnjëshme kundër shqiptarëve dhe për forcimin e nacionalizmit maqedonas kundrejt të gjitha bashkësive etnike më vend.
Kjo Qeveri monoetnike dhe jolegjitime, punon çdo ditë për devalvimin e vlerave dhe arritjeve të deritanishme. Ndërkohë partitë e VLEN në gjithë këtë situatë shërbejnë vetëm si lule dekori në saksitë e Mickoskit.
Tanimë është mëse e qartë se kush dëshiron të nxisë destabilizim, duke prekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në plagët e luftës”, thotë ASh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu