Nëse e shihni këtë femër, lajmërojeni policinë

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren– Veri, është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “vjedhje”, konkretisht me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, një femër e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtë një femër e moshës së re e cila merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i saj.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Andaj policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqën zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu