“Anima Mundi”: Në Kopshtin Zoologjik u krye masakër mbi shpezët, nuk besojmë se ka prani të virusit H5N1

Shoqata për mbrojtje të kafshëve, “Anima Mundi” ka reaguar në lidhje me mënyrën se si janë asgjësuar shpezët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, pas konstatimit të autoriteteve për praninë e gripit të shpezëve, respektivisht virusit H5N1

Nga kjo shoqatë thonë se është bërë terror dhe masakër ndaj shpezëve, ndërsa nuk besojnë se ka prani të gripit të shpezëve, deri në publikimin e dokumentacionit përkatës nga autoritetet.

“Ndonëse në Maqedoni nuk është vërejtur asnjë rast i gripit të shpezëve dhe virusi i gripit të shpezëve është pothuajse pa asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, vetëm në një ditë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit është bërë masakër mbi shpezët. Më konkretisht, ajo që mund të shihet në këto video të tmerrshme, në mënyrë mizore – me pushkë, thyerje të qafës, hedhjen e tyre të gjallë në kosha plehrash – janë likuiduar 24 rosa, 6 pata, 5 pula dhe një korb, të cilat ishin të pranishme në atë lokacion. Pyesim kush e ka testuar dhe vërtetuar praninë e gripit të shpendëve dhe cilat janë gjasat që ata të kenë gabuar? Ne nuk besojmë në këtë derisa të dilet publikisht me prova serioze, madje edhe nëse është e vërtetë për këtë terror nuk ka asnjë justifikim. Nëse duhej të merreshin masa të caktuara për të parandaluar përhapjen e mundshme të gripit të shpezëve, kjo do të mund të zgjidhej duke vënë në karantinë mjedisin që është rrezik potencial i burimit të virusit”, thuhet në reagimin e “Anima Mundi”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu