“Serbia e paska plan për ta njohur Kosovën”, MC Kresha flet për bashkëpunimin mes Shqipëri – Serbi

Hiphop artisti, MC Kresha, i cili njëherësh është edhe një tifoz i flaktë i futbollit, ka dhënë mendimin e tij rreth bashkëpunimit të mundshëm mes Shqipërisë e Serbisë.

Këto dy të fundit kanë dërguar ofertë në UEFA për të organizuar së bashku Kampionatin Europian të vitit 2027 në grupmoshën deri 21-vjeç.

MC Kresha e komentoi këtë situatë, duke e cilësuar si të “pakonceptueshme” dhe vështirë të realizueshme.

“A e njeh Serbia Kosovën? Nëse ndodh ky turne, i bie që Serbia e paska një plan për ta njohur Kosovën. Si do të udhëtojnë skuadrat nga Serbia në Shqipëri, pa kaluar në Kosovë?”, ka thënë ai në podkastin “Versus” të “Telesport”.

Mirëpo, pavarësisht reagimeve të shumta, ky organizim duket se po merr formë, me kryetarin e FSHF-së, Armand Duka, që është munduar ta arsyetojë në çdo mundësi që kishte.

Ai thoshte se një organizim i përmasave të tilla do të ishte mirë për Shqipërinë, pavarësisht se do të shkaktonte dhimbje te populli i Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu