“ÇAO “MANU”- Akademia Maqedone e Shkencave dhe e Ateve”

Shkruan Medai Shaholli

Zotimi i vlenistëve përmes zhurmës mediatike që ata po bëjnë gjatë këtyre ditëve për gjoja themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në “drzhavën Severna”, ka thartuar vlenistët pas përgjigjes së premierit Micko se nuk mbështet një Akademi tjetër veç asaj ekzituese.
Duket se reagimi i prerë i premierit Micko i ka ngrirë buzëqeshjen në buzë vlenistëve, por megjithatë ata kanë filluar të gjurmojnë stafin akademik për Akademinë shqiptare edhe pse ata për momentin nuk janë më shumë se gishtat e njërës dorë.

Dhe e dini përse shkaktohet e gjithë kjo tymajë mediatike me fishekzjarre defektoze që nuk ndezin por vetëm tymosin qiellin e “drzhavës”? Ato premtime janë thjesht, shumë zhurmë për asgjë!
Përfundimi i kësaj reklame të veshur me petkun kombëtar janë alarm i rremë i “Ndryshimit” dhe mbulimi i vrimave të dështimit të tyre për gjoja me themelimin e Akademisë shqiptare.

Vlenistët e dinë shumë se për të kaluar një ligj të thjesht në parlament duhen 61 vota pro, dhe në këtë rast për të miratuar një ligj për një Akademi të Shkencave dhe të Arteve duhet një konsesus mes partnerëve të koalicionit, gjë që ata nuk e kanë vëç dëshirave të tyre.

Çdo shqiptar atdhetar e do një Akademi shqiptare pasi është zhgënjyer me MANU, e cila denigroi dhe përdhosi identitetin kombëtar të shqiptarëve me çfardo sajesa shovene për shqiptarët.

Por, të bësh zhurmë mediatike për krijimin e Akademisë shqiptare kur kryekomiti t’i pretë shpresat si me shpatë nuk është vetëm zhgënjim kombëtar por dështim i subjektit që propozon nisma që nuk ia del dot mbanë.

Një Akademi shqiptare e Shkencave dhe e Arteve është e mundshme përmes unitetit dhe një marrëveshje historike me shkrim mes subjekteve politike shqiptare dhe të shoqërisë civile, me kushtin se pa themelimin e Akademisë shqiptare nuk do të ketë vota shqiptare për asnjë qeveri të koalicionit dhe as ndryshime kushtetuese të domosdoshme për eurointegrimet!

Kjo është rruga e vështirë për subjektet politike shqiptare që i lë ato jashtë pushtetit, ndaj dhe nuk e parapëlqejnë.
Ata thjesht së bashku hedhin fishekzjarre të skaduara që ndotin vetëm ambientin si tymuese dhe nuk alarmojnë bllokun maqedon si komitët e VMRO-së ashtu dhe titistët e rinj të SDSM-së, ku të kërkojnë me vendosmëri atë që na takon se këtë radhë e kanë seriozisht luftën për barazi të plotë me palën tjetër në “drzhavën Severna” që është privilegjuar me statusin e supremacisë ndaj shtetit dhe pushtetit.

Fatkeqësisht, në këto tri dekada të demonkraturës sllavo-maqedone partiçkat tona si shfalerka të pushtetit herë njëra dhe herë tjetra nuk kanë bëre gjë tjetër veç hedhjes së fishekzjarreve për efekt propagandistik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar se janë në fazë të avancuar të negociatave me disa deputetë, si nga opozita...

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës në...

Shpërthen revolta në krahun e Taravarit, anëtarët e akuzojnë për tradhëti

Lulzim Aliti: Largimi nga Qeveria për t’u bashkuar me BDI-në nuk është kompromis politik por tradhti ndaj aspiratave të shqiptarëve për ndryshim! Pazari për koalicionin...

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

Izet Mexhiti – Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin. – Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë. –...

Sela uron Ramën me thënien e Isa Boletinit: Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!

Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane. Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu