Halilaj: Faton Hajrizi grabiti argjendarinë me uniformë të policisë

Avokati Gazmend Halilaj, thotë se Faton Hajrizi në vitin 2007 ka kryer një grabitje të armatosur, i veshur me uniformë të policisë.

“Të gjithë personat zyrtar që kanë intervenuar i ka sulmuar me armë. Fillimisht ka qenë një huti sepse ai grabitjen dhe tentim-vrasjen e ka bërë në uniformë të policisë, pikërisht origjinale, sepse motrën e ka pasur zyrtare policore”, tha ai.

Halilaj theksoi se gjatë aktit që ai thotë se ka ndodhur, Hajrizi e ka plagosur babain e pronarit të argjendarisë që kishte cak për grabitje, përcjell Klankosova.tv.

“Ka qenë data 10 shtator 2007, Faton Hajrizi me disa persona tjerë, me veturë të tipit Golf 2, me armë të gjata të tipit mitraloz, ka ardhur e ka grabitur argjendarin në punën e tij. Derisa babai i argjendarit i ka dalë në mbrojtje djalit të tij, atëherë e ka goditur me plumb në këmbë”, u shpreh ai në “Kosova Today”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu