BDI përsëri numëron dështimet e Qeverisë!

BDI vazhdon të numëroj dështimet e qeverisë aktuale.

Sekretari i kësaj partie Faton Ahmeti theksoi se kjo qeveri është monoetnike ndaj dhe për bashkëpunëtorë morën humbësit në koalicion, duke iu referuar Koalicionit VLEN.

Ai paralajmëroi takime me qytetarët nga Likova deri në Strugë.

BDI ka njoftuar fillimin e rrugëtimit nga Likova në Strugë për të njoftuar simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë me dështimet dhe nënçmimet e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe VLEN të cilët iquajnë përfaqësues jolegjitim.

Sot, jemi dëshmitar të përfaqësimit më të dobët dhe më të ulët institucional shqiptar në drejtimin e institucioneve, gjithëmonë pa legjitimitet. VMRO DPMNE theksoi që 75% të institucioneve i kanë kthyer kushtimisht thënë nga shqiptarët dhe që humbësit nga Vlen nuk kanë fituar asgjë. Askush nuk e demantoi këtë deklaratë.

Sot sipas BDI-së, humbësit e zgjedhjeve, me marrëveshje xhentëllmene, drejtojnë institucione pa peshë. Nuk i pyet askush për asgjë, nuk mund ti kryejnë punë asnjë qytetari, as edhe shërbimin më të vogël.

Pasi e quajti Kosovën atdheu im, kryetari jolegjitim i kuvendit u detyrua të kërkojë falje.
Po ky i njejti, i mori në qafë shqiptarët në Polici të cilët u larguan nga puna, u paditën penalisht dhe të tjerë u shkarkuan dhe dënuan. Si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e tij, sot rradhët në kufirin me Kosovën janë kilometërshe dhe pritja është me orë të tëra. E ulën përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë.

BDI ka theksuar se për herë tË parë nË institucionet e SugurisË nuk ka drejteus shqiptarË dhe janË humbur shumË pozita drejtuese në Ministrinë e punëve të brendshme dhe shumË institucioneve tjera.
KanË akuzuar QeverinË aktuale se kanË ngadalësuan ndërtimin e Korridorit 8 duke u fokusuar tërësisht në korridorin 10 i cil tashmë ka autostradë të plotë dhe hekurudhë.

Zhvilluan partneritet të vecantë me Hungarinë duke ia mundësuar varësinë finansiare shtetit tonë ndaj Kinës dhe Rusisë, hyrjen e operatorit telefonik hungarez në fakt kinez, blerjen e klubeve sportive dhe mediave, e të tjerë.
U udhëtua në NATO pa asnjë shqiptarë të vetëm.
Na turpëruan me injorancë në paraqitjet ndërkombëtare.
Dhunuan Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Vuciqin me lule, Kurtin e pritën me therra.

BDI konsideron se qytetarët nuk kanë qënë asnjëherë më të nëncmuar, poshtëruar, nënvlerësuar, nëpërkëmbur, pa perspektivë europiane dhe e gjithë kjo sipas tyre ndodh për arsye se humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kanë hyrë në qeveri pa legjitimitet, si humbës dhe pa asnjë kusht. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

OKB hedh poshtë planin izraelit të ndihmës për Gazën, pasi rrezikon civilët

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë hedhur poshtë propozimin e Izraelit për të dërguar ndihma në Gaza – në kushte të kontrolluara nga ushtria –...

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por sinjalizon fleksibilitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të...

Momenti kur lideri i opozitës turke goditet me shuplakë mes turmës

Një person goditi Özgür Özel, udhëheqësin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), teksa ai po largohej nga një...

Arabia Saudite njofton gjoba të mëdha për shkelësit e vizave të Haxhit

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka njoftuar gjoba të rënda deri në 100,000 SAR (rreth 26,000 dollarë – rreth 24,000 euro)...

Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar me rezervë letrën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu