Armand Duka për Edon Zhegrovën: Me dëshirë do e merrja në kombëtare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, në një intervistë për televizionin “Euronews Albania”, ndër të tjera, foli edhe për Edon Zhegrovën dhe Kombëtaren e Kosovës.

Kreu i futbollit shqiptar theksoi se Zhegrova është një lojtar që do të dëshironte ta shihte në Kombëtaren kuqezi, ndërsa shtoi për përfaqësuesen e Kosovës se i pëlqen ecuria e ekipit të drejtuar nga trajneri Franco Foda deri më tani.

Përsa i përketë Zhegrovës, një yll te Lille në Ligue 1 franceze dhe përfaqësuesen e Kosovës, Duka u shpreh: “Rregullorja nuk lejon që të marrësh futbollistë që janë aktivizuar me ekipin A, por me dëshirë do e merrja Zhegrovën (qesh)”.

25-vjeçari numëron 34 ndeshje me Kosovën, çfarë e përjashton kategorikisht mundësinë që ai të përfaqësojë Shqipërinë, sipas rregullave në fuqi të UEFA-s dhe FIFA-s.

Ndërsa, duke folur për ecurinë aktuale të “Dardanëve”, Duka tha: “Kosova ka një skuadër shumë të mirë. Me përbërje shumë të mirë, futbollistë me shumë kualitet, të nivelit evropian dhe që mund të bëjë shumë mirë në çdo ndeshje”.

“Pavarësisht se patën një hap fals ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë, në ndeshjet e tjera ka qenë bindëse dhe uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund”.

“Disi e vështirë duket që të jetë e para në grup, por edhe si e dyta e grupit mund të luajë në play-off, por jam shumë i sigurt që do ta kalojnë dhe do të ngjiten në Ligën B në Nations League”.

“Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës 2026. Nëse e ka ndryshuar Foda apo e ka ndryshuar koha, këtë nuk di ta them, sepse nuk e njoh nga afër punën e trajnerit. Por di që është një trajner me eksperiencë dhe me shumë rezultate pozitive”, përfundoi kreu i FSHF-së, Duka.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: 2 Maji – Ditë kujtese dhe amaneti i përjetshëm i gjakut të UÇK-së për brezat që vijnë

2 Maji i vitit 2001 do të mbetet përjetësisht një ditë e rëndësishme kombëtare, një kujtim i trimërisë së djemve dhe vashave të Ushtrisë...

Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për...

2 Maji i Lavdisë – Krenar Lloga: “UÇK-ja në piedestal, faqe e lavdishme e historisë sonë

Sot përkujtojmë me nderim të thellë 2 Majin e vitit 2001 – ditën kur në Sllupçan u shkrua me gjak dhe qëndresë një faqe...

Izraeli godet zonën e pallatit presidencial në Siri: Ahmed Al-Sharaa u largua nga ndërtesa një orë më parë!

Izraeli goditi një objektiv pranë pallatit presidencial në kryeqytetin sirian Damask, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të premten në mëngjes, duke përsëritur vendosmërinë e...

Osmani u prit në takim nga kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim – diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në në Malajzi, u prit sot me nderime të larta shtetërore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu