VMRO nuk e ka ndërmend ta mbështesë nismën e VLEN-it për Akademinë Shqiptare

Për momentin ideja e koalicionit VLEN që shoqata e akademikëve shqiptarë të ngritet në Akademi, me shumë mundësi nuk do të realizohet, shkruan Alsat.

Kjo për arsye se kjo nismë as në nivel lokal e as si zgjidhje ligjore nuk po mer mbështetje nga asnjë parti politike në vend.

Kryeministri Hristijan Mickoski, konsideron se kjo temë u kryen punë vetëm partive opozitare të cilat duan të ngritin apo të ulin rejtingun politik.

Preferon që të hollat e komunave, të shfrytëzohen për projekte infrastrukturore.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, Qeverisë por edhe akademikëve nga përkatësi të ndryshme etnike është i qartë se në Maqedoni ekziston një Akademi e Shkencave dhe arteve. Unë nuk do të doja që paratë e qytetarëve të harxhohen për organizata joqeveritare. Përndryshe absolutisht, buxhet të tillë këshilltarët e VMRO-së nuk kanë ndërmend dhe nuk do të votojnë në korniza të këshillave”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ideja e VLEN-it nuk mbështetet as nga BDI.

Për partinë e Ahmetit kjo nismë është denigrim për shqiptarët.

“Në atë formë që dje u paralajmërua dhe format që më herët propagoheshte ka dallim si nata me ditën. Është devalvuar nga një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte të cilat cënojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në RMV”, u shpreh Faton Ahmeti – Sekretar Gjeneral i BDI-së.

Mbështetje nuk ka as nga LSDM. Arsyetimi i tyre është se ASHAM është Akademi që përfaqëson të gjitha etnitetet.

“LSDM nuk do të mbështesë ndarje etnike në shkencë dhe kategorikisht do të kundërshtojë idetë të cilat promovojnë dhe i nxisin partnerët e koalicionit në pushtet në krye me VLEN. Kategorikisht jemi kundër formimit të akademisë paralele për shkencë dhe arte përshkak se kjo do të thotë etnizim të shkencës dhe krijimin e institucioneve etnike, në vend të institucioneve për të gjithë qytetarët”, tha Mitko Trajçuleski – Sekretar Organizativ i LSDM-së.

Duke patur parasysh që ngritja nga shoqatë në akademi të shkencave dhe arteve kërkon pëlqim nga partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE, VLEN do ta ketë të pamundur ta rregullojë këtë çështje ligjërisht.

Përskaj kësaj, VLEN-it nuk i mjaftojnë këshilltarët në asnjë prej katër komunave të cilat morën nismën për të mbështetur finansiarisht shoqatën joqeveritare, pasi pa partitë e tjera nuk e kanë shumicën e badenterit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti uron Rifat Jasharin për ditëlindjen e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postini ka uruar Rifat Jasharin vëllaun e komandantit legjendar Adem Jashari për ditëlindjen e...

Pensionistët para Gjykatës Kushtetuese kërkuan rritje lineare të pensioneve

Pensionistë nga i gjithë vendi, të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, u tubuan sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja...

Zhelyazkov: Bullgaria nuk ndryshon parakushte për negociatat e Maqedonisë me BE-në

“Parlamenti bullgar nuk vendos kushte të ndryshme, por ne insistojmë në respektimin e parakushteve të dakorduara që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë...

Kica-Xhelili për VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke kujtuar deklaratat e dhëna se “familjarët janë veç për dasma”. Ajo ka theksuar...

Zelensky pritet nga Macroni në Paris, e Witkoff takohet të martën me Putinin në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur të hënën në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti, Emmanuel Macron. Zelensky dhe Macroni pritet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu