Gazetarët iu ankuan për mungesë transparence/ Kasami reflekton, shtron darkë për gazetarët!

Ditë më parë gazetarët e qytetit të Tetovës shprehën revoltën e tyre ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit për mungesë transparence, gjë të cilën e manifestuan duke ia shprehur drejtëpërdrejtë këtë ankesë kreut të Komunës.

Por siç duket Kasami ka reflektuar pas ankesave të gazetarëve, me ç’rast sonte ka shtruar darkë për gazetarët.

Kështu kanë informuar nga Komuna e Tetovës, të cilët në njoftimin e tyre shkruajnë:

“Sonte, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, organizoi një brifing dhe darkë të përbashkët me gazetarët dhe kameramanët që veprojnë në territorin e komunës sonë. Në takim u shpreh qartë përkushtimi i palëkundur për një komunikim të hapur dhe të ndershëm me publikun. Informimi dhe transparenca janë parimet bazë të punës sonë. Bashkë me ju, gazetarët tanë të nderuar, vazhdojmë të ndërtojmë një komunë që llogaritet dhe mbështetet mbi fakte të sakta e të paanshme. Përkushtimi ynë për zhvillimin e Tetovës vazhdon me hapa të sigurt, duke u mbështetur gjithmonë tek bashkëpunimi dhe informimi i drejtë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pensionistët para Gjykatës Kushtetuese kërkuan rritje lineare të pensioneve

Pensionistë nga i gjithë vendi, të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, u tubuan sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja...

Zhelyazkov: Bullgaria nuk ndryshon parakushte për negociatat e Maqedonisë me BE-në

“Parlamenti bullgar nuk vendos kushte të ndryshme, por ne insistojmë në respektimin e parakushteve të dakorduara që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë...

Kica-Xhelili për VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke kujtuar deklaratat e dhëna se “familjarët janë veç për dasma”. Ajo ka theksuar...

Zelensky pritet nga Macroni në Paris, e Witkoff takohet të martën me Putinin në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur të hënën në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti, Emmanuel Macron. Zelensky dhe Macroni pritet...

Abdixhiku reagon pas akuzave të VV-së për ​mërgatën: Po tenton të ndërtojë sistem të manipulimit të votave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas akuzave të bëra nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje rreth vendimit të PZAP-së që të votohet vetëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu