Bien sirenat në Izraelin qendror, Hezbollahu godet bazën detare pranë Haifës

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Izraelin qendror sot për shkak të një numri raketash të lëshuara nga Libani drejt territorit izraelit.

Ndërkohë, lëvizja shiite libaneze Hezbollah tha se kishte shënjestruar një bazë detare izraelite pranë Haifës, një ditë pasi një tjetër sulm në një bazë tjetër ushtarake në të njëjtën zonë vrau katër ushtarë.

Shqetësim në Izrael: Si droni Mirsad-1 i Hezbollahut “shpoi” mbrojtjen ajrore kundër raketave
“Ne mbetemi vigjilent dhe të përgatitur për të mbrojtur vendin tonë”, tha Hezbollah në një deklaratë.

Përveç kësaj, lëvizja shiite vuri në dukje se sulmoi forcat izraelite që kishin avancuar në fshatin Maroun al-Ras, në Libanin jugor, pranë kufirit me Izraelin.

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij përdorën “mortaja artilerie kundër ushtarëve të përqendruar të armikut” në atë fshat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu