Kurti njofton popullin: Nga 1 janari Kosova do t’i heq vizat për Bosnje dhe Hercegovinën

Në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin të hënën më 14.10.2024 do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Në këtë Samit, si çdo vit tjetër pritet të nënshkruhen marrëveshje që kanë ndikim në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtyre vendimeve paraprake ishte nënshkruar marrëveshje për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, megjithatë kjo marëveshje nuk ishte zbatuar.

Pavarësisht marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy vendeve e cila buron nga Procesi i Berlinit, as boshnjakët e as kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm nga Kosova në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas. E gjitha për shkak se një marrëveshje e tillë nuk ka gjetur mbështetje nga të gjitha etnitetet e Presidencës boshnjake, apo thënë ndryshe, është bllokuar nga Republika Serbe në krye me Millorad Dodik-un.

Në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, kërkohet vizë e cila lëshohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Jashtme të vendit. Megjithatë, aplikimi për vizë nuk bëhet në Kosovë, por vetëm në Shkup, Beograd dhe në Podgoricë.

Kuvendi i Kosovës më 23 shkurt 2023 ka ratifikuar Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kuvendin e Bosnjës dhe Hercegovinës. E njëjta është pritur të votohet më 23 shkurt 2023 edhe në Këshillin e Ministrave në Bosnjë, por Këshilli e kishte shtyrë këtë pikë. Kjo marrëveshje është njëra prej tri sosh të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Që të fillojë zbatimi i marrëveshjes duhet që dokumentet të ratifikohen në të dy parlamentet brenda 18 muajve. Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të BiH nga viti 2012, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në këtë shtet si turistë.

Së fundmi, më 28 maj 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka rikujtuar rëndësinë që ka fillimi zbatimit të marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Të njëjtën çështje, Kurti e ka ngritur edhe gjatë Samitit në Kotor më 16 maj 2024.

Prej vitesh, heqja e vizave me Kosovën është kundërshtuar nga Millorad Dodik, i cili është në krye të Aleancës qeverisëse të Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Andrej Zhernovski: Ali Ahmeti dhe Mickovski kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale!

“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri! Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme...

Shqipëria dënon ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Polonia ndërkaq po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e...

Simbolika e Ibrahimit: Mexhiti nuk fshihet pas askujt, sikur Profeti në Bedër

Zeqirja Ibrahimi- Zeka: Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu