Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ai që e lë ushtrinë e vetë pa bukë është shpiun i Serbisë

Deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “shpiun të Serbisë” teksa e ka akuzuar se ka lënë Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), siç u shpreh ai, pa bukë.

Ai këto deklarata i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur për cilësinë e ushqimit nëpër kazermat e FSK’së. Haradinaj tha se në vend që të diskutohet për çështje të tjera, sot diskutohet për çështje logjistike.
“Logjistiken ushtrinë e botës që mijëra vjet e kanë gjet mënyrën me e zgjedhë. Edhe na në kohë të luftës, e kemi zgjedhë çështjen e ushqimit në mënyrën që e kemi ditë, duke e bajtë me krahë edhe ushqimin. Ushtari i Kosovës, ai nuk ka shku aty për ushqimin e tij, për ato kushte, për pagën. Është në gjendje me dhënë nga racionin e vetë ditor për cilindo qytetar. Ai/ajo e kanë ndarë mendjen. Ata identifikohen me një karakter të tyre, dinjitet të tyre.

Qeveria jonë i kanë thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë mendu që buron nga opozitbërja. Angazhimi i tij ditor është i tëri është mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Në vazhdimësi vazhdon me e dobësu vendin që e udhëheq. Me ja dobësu shtyllat jetike. Ai godet pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë. Në mënyrat më të ulëta të mundshme.

Një ditë i kam thanë që ai është spiun i Serbisë. Është tradhtar ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Është shpiun i Serbisë. Pse po i ndodh këtij? Pse s’po i ndodh dikuj tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet. I ka lënë pa transport, pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër. Mbërrijti e i lanë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, shiheni çka jeni tu bo. Po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë me e lënë pa bukë.

Nëse para gjashtë vitesh ke mbërri me u krenu në këtë parlament se po e krijojmë këtë ushtri tonë, me ardhë sot me diskutu që na i ka lanë ushtartë pa bukë Albin Kurti. Po bre shpiun i Serbisë është. Agjent i tyre është, përndryshe s’e kish lënë kurrë gjendjen e tyre. Këshillin Kombëtar të Sigurisë e kisha thirrë në gjysmë të natës. Shtatë vetë i kisha çu në shtëpi. Shtab krize ishte bë e s’kishte guxu kurrë ushtari me nejtë pa ato që i takon”, tha në Kuvend ai. /Insajderi.org/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulmi nga India/ Mbi 40 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan, mes tyre fëmijë

46 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe 35 u plagosën, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze pasi India nisi sulme ushtarake ndaj objektivave në Pakistan...

Trump: Turp që India s’ulmoi Pakistanin! Shpresoj që gjithçka të përfundojë sa më shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cilësoi tensionet në rritje mes Indisë dhe Pakistanit si “turp”, ndërsa sekretari i Shtetit Marco Rubio...

Murati: LDK nuk merr vendime të pavarura, refuzimi i bashkëqeverisjes është “kundër elektoratit” të saj

Hekuran Murati ministër në detyrë i Financave njëherit edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pas refuzimit të mundësisë...

ASH-Taravari: Nuk jemi dekor politik, por faktor kyç në qeverisje

Pas takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski, Kryesia e ASH-së ka dalë me një deklaratë...

Qoku me ‘kalkulator’ të prishur: VLEN përsëri do të ketë 14 deputetë

Deputeti Bekim Qoku si i propozuar nga kryesia e VLEN-it për koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it, thotë se grupi parlamentar përsëri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu