Naim Sinani dorëhiqet nga ASh e Taravarit: Nuk ishte ndryshini për të cilin u angazhuam, na dështuan idealet e rreth 20 viteve opozitë

Anètari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët-krahi i Taravarit, Naim Sinani ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Sinani tha se po largohet nga ASh e Taravarit pasi ajo për të cilën u angazhuan nuk është kjo që po ndodh tani. Aji tutje tha se, u kanë dështuar idealet e 20 viteve opozitë.

“KY NUK ËSHTË NDRYSHIMI PËR TË CILIN U ANGAZHUAM PREJ VITESH PRANDAJ PO LARGOHEM NGA ASH E TARAVARIT

Nëse politikën dikush e kupton si gënjeshtër, manipulim, e mashtrim, madje edhe mes miqsh, atëherë unë nuk dua të jem bashk me ta në politikë, prandaj jap dorëheqje si anëtari i Kuvendit të ASH-së dhe prej sod nuk do të jem as anëtar i thjeshtë i këtij subjekti politik. Nuk dëshiroj të polemizoj me njerëz me të cilët kam bashkëpunuar me vite, apo edhe i kam llogaritur miq të shtëpisë, prandaj në këtë temë nuk dua të flas shum dhe nuk po i përmendi emrat e disa “miqve” që i ndryshoi e tjetërsoi plotësisht karrigeja dhe pushteti. Kjo le të mbetet të rëndojë në ndërgjegjen e tyre, ndërsa mua më duhet të sqaroj se jam i detyruar të jap dorëheqje publike, jo me synimin që ta dëmtoj dikë në ASH, sepse unë e di mir se tani kur janë në pushtet, Arben Taravari dhe “miqtë” e mi të dikurshëm kanë bërë shum “miq”, pasi janë bërë “miq” edhe me ata nga të cilët unë dhe aktivistë të tjerë dikur i mbronim, kur ata i kritikonin, i shanin e ofendonin. Këtë dorëheqje publike po e bëj me të vetmin qëllim, që tu kërkojë falje publike të gjithë familjarëve dhe miqve të mi, të cilët për shkak të angazhimit tim opozitar, nuk kanë mundur të punësohen apo të realizojnë ndonjë nevojë dhe synim personal që mvarej nga pushteti. Fatkeqësisht edhe kur menduam se ndryshimi erdhi, e kur prisnim që bashk me ndryshimin të fillojë avancimi i pozitës së shqiptarëve, si dhe të respektohen premtimet, parimet, vlerat dhe meritokracia, aktualisht siç thot populli “nuk po dihet se sa po shkon pasuli”. Në këto rrethana, nuk më mbetet gjë tjetër përveçse të konstatoj se, ky nuk është ndryshimi për të cilin ishim angazhuar prej vitesh, prandaj unë po largohem nga ky taborr, me keqardhje se na dështuan idealet për të cilat ishim angazhuar rreth 20 vite në opozitë, e që kishin të bënin me barazinë e plotë juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në RMV”, ka shkruar Naim Sinani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se mund...

Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes...

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president në Kolumbi

Senatori konservator Miguel Uribe, kandidat për president në Kolumbi në zgjedhjet e majit 2026, u plagos të shtunën në Bogota gjatë një tubimi elektoral...

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu